
Shaban Sinani
Ndeshja hapëse e javës së 25-të në Ligën e pare të futbollit vendor mes Pelisterit dhe Vardarit që u zhvillua në Manastir pas 90 minutave loje të mirë përfundoi me fitoren ekipit nga Shkupi me rezultatin 1-3. Vendasit e nisën furishëm takimin duke avancuar që në minutën e 9-të me anë të Kerim. Megjithatë kjo ishte e tëra që mundën të bëjnë vendasit pasi skuadra mysafire arriti të përmbysë rezultatin me golat e Zakariq dhe dy të futbollistit Mato për rezultatin final 1-3 dhe tre pikë me vlerë të jashtëzakonshme për Vardarin me çka sadopak largohet nga zona e rrezikshme për mbijetesë.
Pesë takimet tjera të javës së 25 zhvillohen të hënën me fillim në ora 15:00