
Shaban Sinani
Pesë takime të javës së 25 të kampionatit 2024/2025 në Ligën e parë të futbollit vendor shkaku i festës së Fitër Bajramit do të zhvillohen të hënën me fillim në ora 15:00, ku në program janë disa takime të zjarrta si dueli në Strugë mes Struga Trim Lum dhe Shkupit, por edhe takimet Rabotniçki – Besa , e pse jo edhe ndeshja në Tetovë mes Shkëndijës dhe AP Brera .
Skuadra kuqezi në stadiumin buzë Sharrit konsiderohet favorite absolute në përballjen me ekipin nga Strumica, klubin e futbollit AP Brera, por ama ekipi duhet të japi angazhimin maksimal dhe në asnjë moment nuk duhet të nënvlerësoj kundërshtarin. Futbollisti kuqezi Klisman Cake theksoi se ekipi ka punuar pavarësisht momenteve të vështira nga tragjedia e Koçanit
‘’Si fillim desha të uroj gjithë besimtarët mysliman ‘’Gëzuar festën e Fitër Bajramit’’ qoftë një festë sa më e lumtur . Skuadra ka qenë e gatshme pavarësisht se ka qenë disi e vështirë për tu stërvitur këto kohë pas tragjedisë që ndodhi në Koçan kemi qenë disi të prekur , por kemi gjet forcën brenda ekipit të ushtrojmë të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen me Brerën‘’ deklaroi Klisman Cake
Por sa do që të jetë ekipi është i gatshëm për pjesën e fundit të sezonit që të arrin objektivat për titullin kampion, Cake thotë se Shkëndija gjithmonë është në krye të detyrës
‘’Patjetër që po. Skuadra është gjithë e gatshme për sprintin final duke filluar nga nesër për të hyrë në fushë dhe për të marrë tre pikët që dihet cili është motivimi jonë që të dalim kampion në fund’’ tha futbollisti Cake.

Besa e Dobërdollit me dy fitoret e fundit kundër Shkupit në Çair dhe Struga Trim Lumit në Gostivar ka ritë shpresat se mund të siguron mbijetesën në fazën e fundit të kampionatit, por kjo varet edhe nga epilogu i ndeshjes kundër Rabotniçkit të hënën në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup.

Një ndeshje tepër interesante pritet edhe në stadiumin e qytetit në Strugë aty ku do të përballen kampioni në fuqi Struga Trim Lum dhe FC Shkupi. Dy ekipet pretendojnë që deri në fund të kampionatit të mbeten në pjesën e epërme të tabelës. Gostivari në stadiumin ‘’Boris Trajkovski’’ në Maxhari përballet me Voska Sportin, ndërsa Sileksi në Kratovë është nikoqire e Tikveshit. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 15:00, takohen:
Shkëndija – AP Brera,
Struga Trim Lum – Shkupi,
Gostivari – Voska Sport,
Rabotniçki – Besa
Sileksi – Tikveshit