
Shaban Sinani
Dy fitore të ekipeve vendase, tre barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me 11 gola të shënuar është epilogu u shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në ligën e dytë të futbollit vendor . Takimi në Bogdanci mes Vardarskit dhe Arsimit është ndërprerë në fillim të pjesës së dytë shkaku I kushteve të vështira dhe terreni papërshtatshëm nga të reshurat atmosferike, Rezultati deri n momentin e ndërprerjes ishte 1-2 për Arsimin ndaj tani pritet vendimi i FFM-s të vendosin për vazhdimin a po regjistrimin e takimit me rezultatin aktual për ekipin nga Çegrani. Sipas rregullave ndeshja duhet të vazhdon nga minuta e ndërprerjes dhe me rezultatin 1-2
Bashkimi I Kumanovës nga Prilepi kthehet vetëm me një pike pasi ka barazuar pa gola me ekipin e Pobedës. Me barazim ka përfunduar edhe takimi mes Osogovës dhe Makadenija Gj.P. ndërsa Bregallnica ka shënuar fitore në Kamenica nga skuadra vendase Sasa Kamenica. Pas kësaj jave jo të kompletuar tabelën e kryesojnë Makedonija Gj.P dhe Bashkimi me nga 49 pikë, para Bregallnicës që ka 47, ndërsa Arsimi është pozitën e katërt me 42 pikë dhe një ndeshje më pakë
Liga e dytë java e 22-të, Rezultatet
Kozhufi – Bregakllnica 0-2
Skopje – Boreci 2-1
Kamenica Sasa – Berllasica 1-2
Novaci – Ohri 2-1
Osogova – Makedonija Gj.P 0-0
Pobeda – Bashkimi 0-0
Vardari (N) – Detonit Plaçkovica 0-0
Vardarski – Arsimi 1-2 (ndërpreje shkaku i motit të keq