TEMA: “Shëndeti mendor dhe liria e fjalës mes prindërve dhe fëmijëve- një nevojë e domosdoshme”


Sot ne si rini jetojmë në një botë komplekse ku çdo ditë dëgjojmë ngjarje tragjike, të paimagjinuara, por ndonjëherë edhe të lumtura e frymëzuese.
Shpesh mendoj me vete se do të ishte më mirë të dëgjonim më shumë ngjarje të mira, arritje të larta të të rinjëve, aktivitete të ndryshme pozitive, por në fakt ndodh e kundërta. Çdo ditë sapo hap telefonin apo ku do që dëgjoj lajme marr në zemër një goditje mërzije dhe keqarrdhje me drejtimin se ku po shkon bota me gjestet tona si rini. Vrasje, vetvrasje, kacafytje, viktima të reja-çdo portal është i mbushur me lajme të hidhura. Rallë diku mund të gjesh një lajm të vetëm që mund të flitet për një arritje apo sukses të një të riu.
Shëndeti mendor mendoj që duhet të jetë një temë që duhet të flitet dhe të diskutohet më shumë si në portale, por mbi të gjitha shumë më shumë në shtëpi mes prindërve dhe fëmijëve të tyre. Ka shumë të rinjë që kanë kanë probleme të përgjithëshme jetësore sepse mbi të gjitha ne të gjithë kemi diqka mbrenda nesh që na shqetëson, por çdo problem ka zgjidhje nëse e flasim me të tjerët qoft ai prind, shok, shoqe apo profesionit i shëndetit mendor.
Fatkeqësisht në familjet shqiptare kjo temë është shumë pak e diskutuar dhe shumë shpesh e marrë si dobësi sepse marrëdhënia fëmijë- prindër është shumë e largët dhe jo shumë e afërt e e shumë pritur sepse si fëmije aty duhet të dish vendin tënd dhe të mos flasësh për problemet e tua para problemeve të prindërve apo më të mëdhenjëve te familje. Kjo mendoj që është një qështje dhe një alternativ që sjell deri te këto probleme me rininë. Nuk e kanë të lirë lirinë e shprehjes, apo ndoshta ndonjëherë e gjithë kjo është vetëm në kokën tonë duke menduar gjykimet që mund te vijnë nga të tjerët dhe mendimet se mos ndoshta ajo situatë do të bëhet edhe më keq dhe duhet të përballemi me pasojat.
Një tjetër qështje e rëndësishme që doja të cekja është edhe mos dashurinë nga njëri apo të dy prindërit, në këtë situatë personi mund të marr gabime të mëdha duke kërkuar mbështetje apo duke biseduar me një shok apo person tjetër duke u kapur pas çdo shenje vëmendjeje ku mundohet me e bind veten se aty mund të gjej atë dashuri që i mungon. Aty ndoshta, por shpesh ndodh që kjo të çojë në një vendim të gabuar në atë që bisedon me personin përballë, sepse është i verbuar nga pak vëmendja e tij dhe kjo mungesë e bën një person të verbër ndaj qëllimeve të tjetrit.
Me gjithë këtë që dua ta them është se shëndeti mendor dhe liria e shprehjes mes prindërve dhe fëmijëve të tyre ka më shumë rëndësi se sa gjithëçka tjetër dhe është ajo që duhet pikërisht për të shmangur disa nga problemet kryesore në shoqërinë tonë. Vlen të them për fund se është koha të ndërtojmë një kulturë komunikimi dhe mirëkuptimi mes prindërve dhe fëmijëve.
Albina Ameti

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *