
Shaban Sinani
Pesë fitore të vendasve dhe tre të atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma vazhdon bindshëm të kryeson Perëndimin me 61 fitore e 12 disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata
Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.
Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).
Rezultatet e sotme
Cleveland – San Antonio, 124-116
Orlando – Dallas, 92-101
Washington – Indiana, 109-162
Miami – Atlanta, 122-112
Chicago – Lakers, 119-117
Oklahoma – Memphis, 125-104
Utah Jazz – Houston, 110-121
Sacramento – Portland, 128-107