LIGA E PARË: PELISTERI – VARDARI HAPIN SIPARIN E JAVËS SË 25

Shaban Sinani

Pas dy javëve pauze shkaku I ndeshjeve  kualifikuese për Botërorin 2026,  kampionati vendor  në Ligën e pare vazhdon  të shtunën dhe të hënën me  ndeshjet e  xhiros së  25 të sezonit  2024/2025,

Sipari i kësaj  jave do të hapet me ndeshjen derbi të dy rivalëve  të vjetër Pelisteri i Manastirit dhe Vardari i Shkupit. Vendasi të  cilët  aktualisht  ndajnë pozitën e  shtatë pasi nga  24  ndeshjet e  zhvilluara kanë 7 fitore, 8 barazime dhe 9 disfata  duke  grumbulluar 29 pikë kundrejt Vardarit  që pozicionohet e teta me 5 fitore 7 barazime  e 12  humbje  me  gjithësejt 22 pikë grumbulluara . Pesë takimet tjera në vend  të  ditë së diel  kur  është edhe festa e Fitër Bajramit do të zhvillohen  të hënën me fillim në ora 15:00, ku do të takohen: Shkëndija – AP Brera, Struga Trim Lum – Shkupi,  Gostivari – Voska  Sport,  Rabotniçki – Besa  dhe Sileksi – Tikveshit

Të shtunën, më 29 mars  po me  fillim në ora  15:00  zhvillohet  edhe java e  22-të në ligën e dytë të futbollit vendor  ku  do të takohen: : Skopje – Boreci, Kamenica Sasa – Bellasica, Kozhufi – Bregallnica, Novaci – Ohri, Osogova – Makedonija Gj.P, Pobeda – Bashkimi, Vardari (Neg) – Detonit Plaçkovica dhe Vardarski – Arsimi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *