Të ritë janë e ardhmja e një kombi,ne jemi ata të cilët mund ta ndryshojmë botën,por edhe ata të cilët nëse nuk punojm me mençuri mund ta shkatrojmë atë.
Të rijtë përfaqësojnë jo vetëm të ardhmen e një shoqërie,por edhe potencialine tyre për ndryshim dhe inovacion. Megjithatë,sfidat e kohës moderne kanë sjell një transformim të madh në mënyren se si ata mësojnë,komunikojnë dhe zhvillojn idenitetin e tyre personal dhe profesional.
Duke filluar nga të rinjtë e kohës së mëparshme ata janë përballuar me sfida të ndryshme si në pjesen e arsimimit por edhe në pjesën sociale që nuk kan pasur mundesi në zhvillimin e potencialit të tyre.
Në diët e sotme,me shpikjet e shumta të teknologjisë ka ndryshuar rrënjësisht mënyra se si të rinjtë mësojnë,komunikojnë dhe ndërtojnë mardhëniet e tyre sociale.
Një nga pasojat më të dukshme është krijimi i varësisë digjitale. Të rinjtë shpesh kalojnë orë të tëra në rrjetet sociale, duke humbur kontrollin mbi kohën dhe duke u përfshirë në një cikël të vazhdueshëm përdorimi.
Kjo varësi çon në probleme si ankthi, depresioni dhe ndjenja e vetmisë.
Ndikimi negativ bëhet më i theksuar kur të rinjtë fillojnë të krahasojnë jetën e tyre reale me versionet e kuruara të tjera që shfaqen në këto platforma. Si pasojë, vetëvlerësimi i tyre mund të ulet, duke krijuar pasiguri dhe mungesë besimi në vete. Përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale ka ndikuar gjithashtu në marrëdhëniet ndërpersonale. Të rinjtë e kan shmangur komunikimi ballë për ballë, duke u izoluar. Përveç kësaj, koha e tepërt e kaluar online shpesh ndikon negativisht edhe në performancën akademike, duke zvogëluar përqendrimin e tyre.
Të rinjtë e së ardhmes mbajnë në duart e tyre potencialin për të ndryshuar shoqërinë,nëse ata arrijnë të menaxhojnë me sukses sfidat që sjell teknologjia dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ajo ofron, do të jenë në gjendje të sjellin inovacione të mëdha në çdo aspekt të jetës.
E ardhmja varet nga aftësia e tyre për të gjetur ekuilibrin mes botës digjitale dhe jetës reale,duke ndërtuar një vetëdije të fortë dhe duke forcuar identitetin e tyre personal dhe duke zhvilluar një qasje pozitive ndaj sfidave.