Influenca shoqërore te moshat minore në epokën e inteligjencës artificiale (AI) nën spektrin psikopedagogjik

I riu apo minori? – pak rëndësi epiteti sepse pavarësisht nga titulli, ajo që është më e rëndësishme është natyra e tij si një qenie ende në formimdhe vetëdijësim që vijnë si rezultat i zhvillimit të individit.

Në nivel fizik i riu kalon përmes shumë proceseve, ku janë koha dhe ora biologjike ato që përcaktojnë çdo fazë të zhvillimit të tij. Por, çfarë ndodh me zhvillimin psiqik dhe social? Kush determinon këto aspekte? A është zhvillimi psiqik determinues i zhvillimit social, apo ndodh e kundërta? Apo ndoshtakemi ndikim të ndërsjellë në mes të këtyre dy aspekteve të zhvillimit?

Zhvillimi psiqik apo kognitiv ndikon në socializimin e individit, është shumë e vërtetë. Megjithatë, ndikim më të madh jo vetëm në zhvillimin e tij fizik apo psiqik por në atë të përgjithshëm, ka socializimi, i influencuar nga epoka në të cilën ai po zhvillohet dhe po merr frymë.

-Epokë, erë apo kohë ku liria është hiperbolizuar aq shumë si temë nga motivatorët me ndikim të madh në jetën e tyre.

-Epokë, erë apo frymë ku teknologjia ofron mundësi të reja që vijnë e përplasen me vlerat kulturore dhe duke ndikuar kështu fuqishëm në atë se si të rinjtë shohin botën.

Sidoqoftë, ndryshimi apo përmirësimi i gjithë kësaj katrahure për të cilën shpesh nuk  kemi ide a ka ardhur pa e ftuar apo e kemi sjellë ne, është padyshim detyrë që kërkon angazhimin e psikologëve, pedagogëve po dhe psikopedagogëve duke aktivizuar apo vënë në veprim mekanizma psikopedagogjike nga njohuritë e tyre psikologjike.

Pavarësisht kësaj nuk e di sa do jenë efektive këto mekanizma “në luftë” me inteligjencën artificiale? – padyshim shumëmë pak krahasuar me gjeneratat ose më mirë me të rinjtë e gjeneratave të kaluara ku si motivatorë kishin frymëzues që me të vërtetë frymëzonin nga përvojat e tyre të vyjshme jetësore, prindër, ligjerues e profesorë dhe jo një kokë shumë të mençur por fundja artificiale e krijuar nga vetë këta, që më parë frymëzonin.

Një kokë e mençur artificiale, më pëlqen ta quaj kështu, që në vend se të të frymëzojë, të lë gjysmak duke e frymëzuar ti atë konform kërkesave tua.

Evitimi i kësaj koke artificiale është ndoshta mekanizmi kyç që duhet të vihet në funksion me qëllim për përmirësimin dhe ndryshimine frymës në të cilën të rinjtë tanë po zhvillohen, duke vijuar me:

-Trajnimin epedagogëve dhe psikologëve për t’u ndihmuar të përshtaten me realitetet e reja të teknologjisë dhe ndryshimeve sociale;

-Mbështetje emocionale dhe psikologjike për të rinjtë përfshirë këshillim psikologjik individual;

-Trajnime dhe programe në platforma online për zhvillimin kognitiv, formimin dhe vetëdijësimin e tyre, meqë platforma online përdoret më shumë nga ana e tyre atëherë dhe ne duhet t‘u përshtatemi;

E gjithë kjo luftë duhet të ketë përpjekjen e vazhdueshme për të sjellë ndryshime të qëndrueshme në të ardhmen e të rinjve tanë si dhe në zhvillimin e tyre që nuk është se varet vetëm nga faktorë biologjikë, si një qëllim të vetëm.

Andaj angazhimi i profesionistëve si psikologë, pedagogë dhe psikopedagogë është më e nevojshme se kurrë duke u sfiduar në gjetjen e një ekuilibri mes teknologjisë së sotshme dhe ruajtjen e thelbit të vlerave njerëzore.

Fatime Ajdini,

studente e Psikologjisë, Universiteti „Nënë Tereza“.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *