Vetëvrasja, lëndimi i vetës, ankthi, depresioni, vdekjet tragjike, insomnia, çrregullimet psiqike, janë bërë terme shumë normale në rrethin, vendin ku jemi sot. Çka po ndodh me rininë nga e cila nuk hasnim lajme të këtilla nga gjeneratat paraprake, problemi tek rrjetet sociale? Lidhja jo e ngushtë me prindërit, familjen, apo edhe ndikimet nga faktorë të jashtëm.
“Cyber bullying” po ua rrit pasigurinë të rinjëve, po ua ul vetëbesimin dhe kjo po ndikon në aspektin se si të rinjtë po e shohin veten e tyre. I riu nuk duhet të ndikohet të bëhet aq naiv nga komentet që i thuhen në rrjetet sociale, ai/ajo duhet të mos ia lejoj vetes dhe t’a ndalojë atë.
Religjioni gjithashtu luan rol të rëndësishëm në ruajtjen nga lëndimi i vetes. Kur një i ri është i lidhur sa do pak me religjionin e tij nuk do të tentonte një gjë të tillë.
Jetojmë në një vit ku ka përparuar gjithqka nuk duhet lejuar që ta kemi rininë, të ardhmen jo të ndritur.
Komunikimi është gjëja më e rëndësishme qoftë ai me prindër, familje, shoqëri apo edhe me psikolog.
Jemi gjeneratë mjaft e aftë për të kuptuar vlerat tona, aftësitë, arritjet që na presin në të ardhmen, gjithashtu të bëhemi real, jetojmë në një kohë ku jetën e kemi shumë më të lehtë se vite më parë.
Nuk duhet vitet më të bukura të jetës ton t’i kalojmë duke krijuar probleme apo mendime në kokën tonë të cilat i krijojmë edhe vet pa i pasur në të vertetë apo duke u ndikuar nga tjerë faktorë.
Anila Demiri