Saide Alili

Kronikë e zezë për familjarë ku dita ditës ndëgjojm tragjedi të shumë llojëve të ndryshme. Më herët të rinjtë nuk janë bashkuar e gjithë familja të bisedojnë për ndonjë “shqetësim” apo “brengë”, por ata kanë qenë gjithmonë inovator të punës si shembull “Fëmijët e mi nuk guxojnë të mos më sjellin para në shtëpi” dhe përveç kësaj të rinjtë sot janë të fokusuar se “çfarë do të thonë të tjerët nëse unë nuk shkojë sipas traditave” , dhe kjo është arsyeja pse duhet të reflektojmë mbi vlerat që po transmetojmë tek brezat e rinjë. Nga njëra anë traditat gjithmonë kanë qenë një busull orientuese që u kanë dhënë brezave identitet dhe stabilitet, ndërsa nga ana tjetër bota moderne u ofron mundësi dhe teknologji të avancuar.
Të gjithë sot kanë marrëdhënie të mirë familjare, mirëpo parashtrohet pyetja: Si është ajo marrëdhënie , vetëm duke ju thonë vajzave dhe djemve “urdhëro telefonin më të mirë që kërkove bija ime apo djali im”. Kushtet që sot një prindë ia ofronë fëmijës së tij janë të panumërta.
Ata sot kanë lirinë, lumturinë, jetë eksluzive, ushqimë të mirë, veshje me markë të njohura dhe përsëri thonë “nuk jam i/e lumtur”! A thua vallë përse ? Sepse këto kushte, ndonëse duken ideale, shpesh i largojnë nga lidhjet e vërteta njërzore dhe i çojnë drejt një boshllëku emocional. Këto marrëdhënie po na çojnë drejt një shoqërie të ftohtë dhe të distancuar. Vëj gishtin për këta prindë që nuk i marrin fëmijët e tyre dhe të ju thonë “si shkoi sot dita” “më trego çdo brengë që të shqetëson”, nëse kemi kësi lloj marrëdhënie , do kemi një brezë të shëndoshë.
Ku po shkojnë të rinjtë sot që flasin për ankth? Çfarë breza kemi dhe çfarë po edukojmë? Ku janë Pedagogët shkollorë që mendojnë se nuk janë të alarmuar për këtë tragjedi? Duke e kryer punën e administratorit, ka harruar vlerën e profesionit të tij. Po të kishtë ndonjë ligjerat psikologjike nëpër shkolla të paktën një here një javë do të ishtë më së e mjaftueshme që si shërbim ndoshta do ua pastronin mendimet ajo që i shqetëson.
Një brez i shëndetshëm nuk ndërtohet me teknologji dhe pasuri, por me vlera të forta, komunikim të hapur dhe një ndjenjë të fortë përkatësie.
Nëse nuk reflektojmë sot, nesër mund të jetë tepër vonë.
Shënim:
Opinionet në fjalë iu përkasin studentëve të Psikologjisë (viti i II-të), Universiteti “Nënë Tereza”.
Fushatë senisbilizuese nën moton “…nga të rinjtë, për të rinjë!”.
Pjesë nga punimet në lëndën “Psikopedagogji”.