
Shaban Sinani
Katër fitore të skuadrave vendase tre barazime dhe një fitore e ekipit mysafir me gjithsejtë 27 gola të të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 21-të në Ligën e dytë të futbollit vendor. Makedonija Gj.P dhe Bashkimi kryesojnë tabelën me nga 48 pikë.

Klubi i futbollit Bashkimi vazhdon rrugëtimin e sukseseve dhe arritjen e qëllimit drejtë kualifikimit në Ligën e Parë. Dje bashkimi para tifozëve vendas mundi Vardarin e Negotinës me rezultat të thellë 5-2. Me këto tre pikë Bashkimi mban pozitën e dytë në tabelë së bashku me Makedonija Gj.P me nga 48 pikë.

Fitore të rëndësishme ka regjistruar edhe Arsimi Çegranit kundër ekipit Kamenica Sasa me rezultatin 4-1 me këtë fitore dhe tre pikët e reja Arsimi mbanë shpresat që deri në fund të kampionatit të ngjitet në pozitën e tretë që siguron balotazh thellë 4-1. Autor të golave ishin Albin Ramadani me gola dhe Beluli e Alban Taipi nga një gol. Arsimi mban pozitën e katërt me 42 pikë
Aktualisht, në dy pozitat e para me nga 48 pikë, renditen Makedonija GJ.P dhe Bashkimi, Bregallnica me 44 pikë mban pozitën e tretë, derisa KF Arsimi në pozitën e katërt numëron 42 pikë dy më pakë se Bergallnica në vendin e tretë
Rezultate e javës së 21-të : Arsimi – Kamenica Sasa 4-1, Bashkimi – Vardari 5-2, Bellasica – Novaci 3-0, Boreci – Osogova 1-3, Bregallnica – Skopje 1-1, Detonit Plaçkovica – Kozhufi 1-1, Makedonija Gj.P – Vardarski 4-0 dhe Ohri – Pobeda 0-0