KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2026: SONTE NË SHKUP PËRBALLEN MAQEDONIA – UELLSI 

 Shaban Sinani

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese  në kuadër të Grupit J, për Kampionatin Botërorë  që do të mbahet  në SHBA  në vitin  2026. Kundërshtar i reprezentacionit tonë është Uellsi e cila në raundin  e parë shënoi fitore 3-1 kundër Kazakistanit. Në pritje  të ndeshjes  së sotme, mbrëmë para  seancës së  fundit stërvitore në arenën ‘’Todor Proeski’’ u mbajt press konferenca  zyrtare  ku para mediumeve  pikëpamjet e tyre  për duelin me Uelsin i dhanë seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski.  Seleksionuesi Milevski tha se kanë analizuar ekipin kundërshtar edhe pse është shumë më ndryshe  ndeshja me Lihtenshtajnin

 “Gjithsesi se kemi analizuar Uellsin jo vetëm në ndeshjen e  fundit  por të gjitha ndeshjet  prej kur seleksionuesi i tyre nisi  me  punë  dhe mendoj se jemi të përgatitur  duhet të  jemi të përsosur në planin taktik me  disiplinë taktike  në pjesën fizike  dhe sigurisht duhet të jemi maksimalisht të fokusuar nëse duam të shpresojmë në rezultat pozitiv’’. tha  seleksionuesi Milevski

Portieri Stole Dimitrievski  theksoi se ndeshja me  Lihtenshtajnin ishte mjaftë e vështir duke pasur  para sysh se  ishin në ankthin e tragjedisë në Koçani-:

 “Gjithmonë që kam ardhur në pres konferencë  kemi pasur një ‘’rrjetë të pastër’’, le të bëjmë të njëjtën gjë kundër Uellsit. Le të jetë kjo lumturi e re. Do të doja që të kishim një ndeshje tjetër të mirë, po punojmë dhe jemi gati. Nëse arrijmë të mbrohemi, kemi të paktën një barazim dhe pse të mos dalim edhe fitues’’ tha portieri Stole Dimitrievski

Ndeshja e raundit të dytë e  grupit J, mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit  do të zhvillohet  sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 20 e 45 minuta

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *