
Merita Isaki
Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” në Tetovë tani ka udhëheqësi të re. Poetja dhe gazetarja Sadije Aliti është zgjedhur kryetare e kësaj Shoqate në mbledhjen e mbajtur dit më pare nga Kryesia e kësaj shoqate. Kjo shoqatë deri më tani është udhëhequr nga kryetari Daim Ilazi, i cili në këtë mbledhje prezantoi edhe punën e Shoqatës për vitin kalendarik 2024. Me që Daim Ilazit i kalonte mandati si kryetar i shoqatës, u kalua në zgjedhjen e udhëheqjes së re të Kryesisë së shoqatës ku për kryetare u zgjodh Sadije Aliti, në mandatin e ardhshëm. Sekretare e shoqatës u rizgjodh Behare Neziri e nën kryetar Bajramali Selimi dhe Muaxher Haruni u zgjodh anëtar i Kryesisë së shoqatës