LIGA E DYTË: NESËR ME FILLIM NË ORA 15:00, ZHVILLOHEN NDESHJET E XHIROS SÊ 21-të

Shaban Sinani

Liga e dytë java e 21-të e  cila u anulua  javën e kaluar shkaku i tragjedisë në Koçani  do të zhvillohet të hënën më 24 mars  me fillim në ora  15:00, Ky është vendim  I Federatës  së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

 Në javën e  21-të ka  disa  ndeshje  interesante  që tërheqin vëmendjen e  opinionit  futboll dashes. Kështu që në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë   skuadra  vendase  KF Bashkimi 1947 është nikoqire e klubit të futbollit Vardari të Negotinës. Kjo ndeshje vinë pas 4 fitoreve radhazi,  dhe  duke  ditur pretendimet e klubit  pritet  fitorja e pestë radhazi që të mbajnë hapin me  Makedonija Gj.P për pozitën e parë në renditjen e tabelës . Shpresojmë se  Bashkimi me  përkrahjen e  tifozëve  të flaktë   do t’ia arrijë qëllimit.

Nga ana  tjetër  skuadra e  Arsimit të Çegranit në stadiumin e qytetit në Gostivar  nesër do të përballet me  ekipin Kamenica  Sasa ekipe e cila  në pjesë pranverore  ka  shënuar  disa  rezultate të mira  dhe  aktualisht  gjendet në pozitën  e pestë  me  32  pikë apo shtatë pike pakë se  Arsimi  që është pozitën e katërt. Drejtuesit e klubit të  futbollit  Arsimi ftojnë  tifozët e tyre që të mbushim tribunat dhe t`u japim mbështetjen ekipit!

 Në ndeshjet  tjera të xhiros së 21-të takohen: Arsimi – Kamenica Sasa, Bashkimi – Vardari (Neg), Bellasica – Novaci, Boreci – Osogova, Bregallnica – Skopje, Detonit Plaçkovica – Kozhufi, Makedonija Gj.P – Vardarski dhe Ohri – Pobeda

TABELA : 1.Makedonija Gj.P 45 pikë, 2.Bashkimi 45, 3.Bregallnica 43, 4.Arsimi 39, 5.Sasa Kamenica 32, 6.Ohri 31, 7.Detonit PLaçkovica 30, 8.Skopje 30, 9.Kozhufi 30, 10.Bellasica 25, 11.Pobeda 21, 12.Novaci 20, 13.Vardari (Neg) 20, 14.Osogova 13, 15.Boreci 10, 16.Vardarski 8 pikë

Në  xhiron e  22-të që do të zhvillohet më 29 mars (e shtunë), takohen: Skopje – Boreci, Kamenica Sasa – Bellasica, Kozhufi – Bregallnica, Novaci – Ohri, Osogova – Makedonija Gj.P, Pobeda – Bashkimi, Vardari (Neg) – Detonit Plaçkovica dhe Vardarski – Arsimi

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *