LIGA E PARË: XHIRO ME DISA SURPRIZA

Shaban Sinani

Dy fitore  të vendasve, dy barazime  dhe  një fitore e  ekipit mysafir  me gjithsejtë 13 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së  23-të në ligën e pare. Ndeshja Rabotniçki – Tikveshi zhvillohet të hënën në ora 14:00. Tabelën e kryeson  SShkëndija me 49 pikë, e ndjekur  nga Sileksi me

Lideri në renditjen tabelore Shkëndija e Tetovës para  tifozëve të vetë  në syadiumin buzë Sharrit, me  një gol të vetëm që e realizoi Besart Ibraimi në minutën e 73-të nposhti  1-0  ekipin e Pelisterit të Manastririt . Me  tre  pikët e fituara  sot  dhe  rezultatet e ekipeve  tjera  tani  ka  49  pikë  apo katër më tepër se  Sileksi në vendin e dytë.

Fitore minimale 1-0 por me tre pikë shumë rëndësishme Struga Trim Lum i është kthyer sukseseve në cilësinë e vendasit. Autor I golit të vetëm ishte Maleski në minutën e 88-të dhe tani vazhdon sigurtë të mbanë pozitën e pestë.

 Fitore shumë shpresëdhënëse dhe ate në cilësinë e mysafirit   regjistroi Besa e Dobërdollit  në Çair kundër Shkupit me rezultatin  3-1. Autor të golave për Besën ishin Shefiti, Lllazarov (autogol) dhe Vlatko Stojanovski, ndërsa  për venadsit shënuan  Asani  nga penaltia  dhe Avornyos

Rezultat  befasues  ka  shënuar  Gostivari  në përballjen me  ekipin AP Brera  duke  luajtur me  barazim  2-2

Rezultatet:

Shkndija – Pelisteri  1-0

Sileksi – Vardari  1-1

Gostivari – AP Brera 2-2

Shkupi – Besa 2-3

Struga trim Lum – Voska Sport 1-0

Rabotniki – Tikveshi  luhet të hënën

Tabela:  1.Shkëndija 49 pikë, 2.Sileksi 45, 3.Gostivari 44, 4.Rabotniçki 41 (-1 ndeshje), 5.Struga Trim Lum 38, 6.Shkupi 31, 7.Pelisteri 26, 8.Vardari 21, 9.AP Brera 21, 10.Tikveshi 18, 11.Voska Sport 18, 12.Besa 18 pikë.

Në  xhiron e  24-të, më  15 mars me fillim në ora 14:00, takohen: AP Brera – Sileksi, Besa – Struga Trim Lum, Shkupi – Pelisteri, Tikveshi – Gostivari, Vardari – Shkëndija dhe Voska Sport – Rabotniçki

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *