Manuali Turistik ” Vendet turistike në Malin Sharr”

Manuali Turistik per malin Sharr, mund ta shkarkoni edhe nga faqja e Info7.mk ne formatin PDF e cila do të jetë e qasshme nga nesër

Realizuar nga organizata” Renesansa” kuadër të projektit “ Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor” mbështetur nga CNVP- Foundation Prespa Ohrid Nature Trust – PONT.

Turizmi malor mbetet mundësi e vetme për zhvillimin ekonomik lokal dhe tërheqjen e turistëve të huaj të cilët viteve të fundit po shfaqin një interesim më të madh për të vizituar këtë zonë. Bukuritë natyrore, bio diversiteti,  bujtinat, produktet jo drurore, liqenet dhe lumenjtë e bëjnë Malin Sharr një destinacion mjaft tërheqës për turistët. Në anën tjetër mikpritja  dhe ushqimet tradicionale  janë synonim i turizmit malor.

Manuali në fjalë do të shërbejë që turistët të kenë një pasqyrë më të saktë dhe të qartë për të vizituar këto vende.

Ujëvarat e Kamjanit atraksion për vizitorët e vendit dhe të huaj

Ujëvarat e Kajmanit janë 8 km larg Tetovës, mbi fshatin Kamjan në një territor shumë të përshtatshëm dhe I arritshëm nga të gjithë. Karakteristikë është se shtegu mund të përshkohet shumë lehtë I ndërtuar me dru dhe anash mbajtëse lumi. Përgjatë lumit ngjitesh deri tek ujëvara e 8, kurse rënia e ujit  nis nga 2.5 metër e deri tek 11 metër  që është në ujëvarën e 7. Pamjet fantastike krijojnë një ndjesi se ndodhesh në xhungël e Amazonës, ose në malet e Vietnamit që karakterizohen me lumenj dhe pyje të dendura.

Etno shpia Dani Farm

Një shtëpi tipike tradicionale e veçantë për nga ndërtimi dhe orendia brenda shtëpisë. Por, më të veçantë këtë shtëpi e bën vendndodhja sepse shërben si urë lidhëse në mes Brodecit, respektivisht turistëve të cilët destinacion e kanë ngritjen në majën më të lartë atë të Kobilicës në lartësi mbidetare prej 2528 metër. Turistët e huaj dhe ato vendas për të shijuar bukuritë natyrore të Malit Sharr dhe për tu ngjitur në majën e Kobilicës fillimisht ndalojnë tek shtëpia malore e Dani Farm që gjendet mbi fshatin Brodec ku mund të shërbehen me ushqime tradicionale dhe të kalojnë natën aty. Kjo shtëpi ka një kapacitet prej 12 personash, e pajisur me shtretër tradicional me një pamje mahnitëse, me një kuzhinë dhe hapësirë të posaçme për ndeje.

Muliri 400 vjeçar

Mulliri 400 vjeçar një atraksion turistik ku të shërbejnë me një  kafe turke për vetëm 1 euro

Mulliri në fshatin Kamjan 8 km larg Tetovës, i vendosur rrëzë malit Sharr në një pozitë shumë tërheqëse ku zhurma ujit dhe freskia e pemëve të bën të ndihesh shumë i qetë. Ka shumë turistë që qëndrojnë brenda në mulli për të dëgjuar zhurmën e ujit dhe gurin që lëviz si rezultat i fuqisë së ujit. Ky Mulli është një atraksion turistik që për çdo ditë po vizitohet nga shumë njerëz. I ndërtuar para 400 viteve me gurë që lëviz me fuqinë e ujit.

Mulliri 400 vjeçar një atraksion turistik ku një kafe turke e pini vetëm për 1 euro

Mulliri në fshatin Kamjan 8 km larg Tetovës, i vendosur rrëzë malit Sharr në një pozitë shumë tërheqëse ku zhurma ujit dhe freskia e pemëve të bën të ndihesh shumë i qetë. Ka shumë turistë që qëndrojnë brenda në mulli për të dëgjuar zhurmën e ujit dhe gurin që lëviz si rezultat i fuqisë së ujit. Ky Mulli është një atraksion turistik që për çdo ditë po vizitohet nga shumë njerëz. I ndërtuar para 400 viteve me gurë që lëviz me fuqinë e ujit.

Uji shërues- vend turistik malor në Bellovisht të Komunës së Jegunovcës

Një nga vendet më të vizituara në Pollog, i vendosur në pyllin e dendur të Malit Sharr mbi fshatin Belovishte, është pikërisht vendi “Petachko Vodice”. Ky vend po zhvillohet nga viti në vit në infrastrukturën e vjetër të përhershme. Lokaliteti “Petachko Vodice” ka marrë emrin nga kisha e vogël “Sveta Petka”, për të cilën ekziston besimi se vetë burimi i ujit në tempull është shërues veçanërisht për sëmundjet e syve. Burimi nuk është nga mali mbi fshatin Belovishte, por në vetë tempullin.

Zona është gjithnjë e më tërheqëse për turistët vendas, por së fundmi edhe për turistët e huaj. Ujëvarja Belovisht, freskia në periudhën e verës, mundësia e një pikënisjeje për alpinizëm, si dhe lokacionet e bukura për piknik, bëjnë të mundur që mbi 10,000 vizitorë ta vizitojnë këtë vend në pak muaj, veçanërisht në periudhën e verës.

Liqeni i Bogovinës

Liqeni i Bogovinës është një nga 39 liqenet në Malet e Sharrit dhe si të tjerët nxisin turizmin në zonën lokale. Ndodhet midis Brustovec (Borislavec) dhe Mala Smreka në 1.936 m lartësi mbidetare. Në drejtimin jugperëndim – verilindje është 245 m e gjatë dhe 210 m e gjerë. Thellësia më e madhe është 2.2 metra dhe ka një sipërfaqe prej 66,880 m². Është e vendosur në një pellg shkëmbor, me një formë shumë të zgjatur, me një ndryshim të madh në gjerësi, kështu që ndryshon nga të gjitha liqenet tjera.

ÇAJI

Tek ne banorët kanë nevojë për t’i informuar dhe për tu shpjeguar mënyrën e mbledhjes, kultivimit, ruajtjes e deri në procesin final atë të shitjes. Koka murrizi dhe lule murrizi mblidhen në muajin e pestë dhe janë shumë shëruese sidomos për të stabilizuar qarkullimin e gjakut dhe zemrës. Çaji i malit përdoret si përbërës kundër kollës.  Kjo barishte ndikon mirë edhe në pastrimin e gjakut. Çaji Skardica kultivohet ne Trebishte nga Samet Abduli.

Etno shpia

E vendosur në peizazhet mahnitëse të maleve të Sharrit, bujtina jonë ofron një mundësi unike për t’u zhytur në bukurinë natyrore dhe pasurinë kulturore të këtij destinacioni magjepsës.

#sharr #bozovce #tetova #guesthouse #highscardus

Etno shtëpitë tashmë janë bërë synonim për zhvillimin e turizmit malor në rajonin e malit Sharr. Etno Shtëpia “ Çorbaxhiski An”, ndodhet në fshatin Vratnicë 20 km, larg Tetovës në magjistralen Tetovë- Jazhincë. Kjo shtëpi posedon kapacitete për 8 persona, dhe në përfundim është edhe apartamenti i dytë me kapacitet prej 8 personave. Në Etno shpinë ushqimet janë tradicionale dhe enkas për turistë të huja dhe ato venda

Leshnica — lugina e malit Shar. Ndodhet në pjesën qendrore të malit Sharr, në zonën e majave më të larta të Sharrit, ndërmjet majave guri I mesëmn dhe maja e Plat.[1] Në jugperëndim rrethohet nga maja më e lartë Titov Vrv, ndërsa në juglindje nga maja e dytë më e lartë Bacardan, në perëndim nga guri I mesëm dhe në lindje nga Plat, ndërsa në veri është e hapur dhe shkrihet me luginën e lumi Pena, në pellgun e sipërm dhe në zonën e burimit. Ndahet në Leshnicë e poshtme në lartësinë 1450 metra dhe Leshnicë e Madhe në lartësinë 2221 metra.

Tre ujërat

Rajoni malor i Tre ujërave mbi fshatin Breznë është një zonë malore shumë e bukur dhe e rëndësishme, që ndodhet në afërsi të Tetovës, në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut. Lartësia e këtij rajoni varion nga 800 deri në 1,800 metra mbi nivelin e detit, në varësi të pjesës specifike të rajonit që vizitohet. Rajoni ofron mundësi për ecje në natyrë, hiking dhe eksplorim të peizazheve të bukura malore, ku mund të shihen male, pyje dhe lëndina të pasura me florë dhe faunë. Por, për të shkuar deri tek Lumi Bistrica, nga vendi i ashtuquajtur Tre Ujërat të duhet 2 deri më 3 orë në këmbë, në një terren të përshtatshëm për ecje i rrethuar me pyje të larta përgjatë lumit. Ndërsa Stanet ndodhen në lëndinat e thella mes maleve ku çobanët , 6 muaj të çdo viti, bashkëjetonin për mrekulli me bagëtinë dhe natyrën..Sot në bjeshkë mund të shohësh vetëm një Stan i boshatisur sa për të na kujtuar se para disa viteve këtu kanë jetuar barinjtë që janë kujdesur për bagëtitë e tyre. Nuk takuam asnjë njeri në këto stane. Pamje të zymta nga bjeshka që dikur ishte dëgjohej vetëm zhurma e bagëtive dhe vizitorëve.

Liqeni i Kuq dhe Liqeni i Karanikollës një atraksion turistik

Mali e Sharrit ka rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku “ushqehen” lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Po ashtu Mali Sharr është i pasur edhe me bimë dhe kultura të ndryshme. Aktualisht dy liqenet në bjeshkët e fshatit Veshallë të Tetovës, Liqeni Karanikollës 2180m dhe liqeni Kuq 2215m, janë një bukuri e rrallë e malit Sharr. Ecja nga fshati Veshallë te liqenet e deri në majë të kësaj bjeshke është një atraksion në vete dhe shumë i vizituar kohën e fundit. Ky rajon dhe këto bukuri natyrore kanë nevojë për promovim dhe për ruajtjen e tyre. Nga fshati Veshallë për të arritur deri tek këta dy liqene në këmbë duhet të ecësh 3 deri në 3 orë e gjysmë në një terren jo shumë të vështirë. Numri i turistëve që këtë vit kanë vizituar këto dy liqene është dukshëm më i madh në krahasim me një vit më parë dhe kjo vjen si rezultat i promovimit që i bëhet Malit Sharr.

Malet e Sharrit kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku “ushqehen” lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara.

Po ashtu Mali Sharr është i pasur edhe me bimë dhe kultura të ndryshme. Aktualisht dy liqenet në bjeshkët e fshatit Veshallë të Tetovës, Liqeni Karanikollës 2180m dhe liqeni Kuq 2215m, janë një bukuri e rrallë e malit Sharr. Ecja nga fshati Veshallë te liqenet e deri në majë të kësaj bjeshke është një atraksion në vete dhe shumë i vizituar kohën e fundit. Ky rajon dhe këto bukuri natyrore kanë nevojë për promovim dhe për ruajtjen e tyre.

Nga fshati Veshallë për të arritur deri tek këta dy liqene në këmbë duhet të ecësh 3 deri në 3 orë e gjysmë në një terren jo shumë të vështirë. Numri i turistëve që këtë vit kanë vizituar këto dy liqene është dukshëm më i madh në krahasim me një vit më parë dhe kjo vjen si rezultat i promovimit që i bëhet Malit Sharr.

Panairi për kultivimin e produkteve pyjore jo-drunore (boronicat, manaferrat, çaji mali etj) bimëve aromatike mjekësore dhe mjalti.

Lokacioni i njohur si “Guri I Sidollit”, dhe “Stanet e Shipkovicës”, janë ndër vendet më të njohura ka pothuajse tërë sezonit aty gjen njerëz që kalojnë ditët dhe netët. Të dyja këto lokacione turistike ndodhen në anën e djathtë të rrugës Tetovë-Kodër e Diellit, mbi fshatin Lisec në anën e djathtë. Më vonë ky vend e merr emrin “Lugina e Ambasadorëve” të cilët vite më parë organizuan aksion për pastrimin duke dashur kështu që të përcjellin mesazhin e paqes dhe të pastërtisë.

Mali Sharr është shtëpia më e madhe e biodiversitetit në Maqedoninë e Veriut, por edhe shtëpia më madhe e zhvillimit të turizmit malor dhe fuqizimit të ekonomisë lokale. Vitet e fundit vihen re shenja të përmirësimit dhe krijimit të kushteve për të tërhequr sa më shumë turist dhe kjo e gjitha bëhet me vetë kontributin e banorëve të fshatrave të malësisë së Tetovës, të cilët kanë nisur të hapin bujtinat, të ofrojnë ushqime tradicionale dhe ecje në natyrë për të vizituar vendet më të bukura. Një ndër bujtinat e cila kohët e fundit është bërë shumë famshme për turistët Gjerman, çek, polak, nga Shqipëria, Kosova dhe nga shumë vende tjera është bujtina Bozofca Guest House “Bozvill”.

Ujëvarja e Leshnicës magnet për turistët

Ujëvara e Leshnicës, është një ndër ujëvarat më të veçanta në Malin Sharr dhe më gjërë. Ajo ndodhet brenda nje zgavre gjigande e krijuar prej gerryerjes se ujit në lartësi mbidetare prej 1553 metër, ndërsa për të shkuar deri tek ujëvarja duhet të ecni në këmbë 17.8 km edhe atë nga fshati Bozovcë.

Dy kadat (ujëvarja) e bëjnë këtë vend shumë të vizitueshëm sepse nga rrjedhja e ujit është krijuar pamja e bukur. Po ashtu ka edhe një drejtim tjetër që mund të shkosh të vizitosh këtë vend respektivisht nga Kodra e Diellit, ku shtegu është më I lehtë por të duhet shumë kohë për të arritur në destinacionin e duhur. Nga Bozovca në këmbë bën 1 orë e 30 minuta dhe mund të kalohet nga të gjithë.

Ky prezantim është në kuadër të projektit “Ruajtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor” të realizuar nga shoqata Renesansa, Mbështetur nga CNVP- FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT.

CNVP FoundationPrespa Ohrid Nature Trust – PONT

Çaji prej lules së Gjemb Gomarit ka shumë veti shëruese

Viteve të fundit dukshëm është rritur numri I personave që merren me mbledhjen dhe kultivimin e llojeve të ndryshme të çajit. Argjend Alili, thotë se Mali Sharr është i pasur me shumë lloje të çajit dhe bimëve tjera shëruese të cilat nuk mund ti gjesh në ndonjë vend tjetër. Çaji I malit, pastaj Gjemb Gomari që lat (Silybum marianum) ka në malin tonë me shumicë dhe është një bimë mjaft shëruese. Ka një funksion mbrojtës dhe restaurues, është i shkëlqyer për cirrozën, hepatitin dhe psoriazën. Rrit sasinë e lëngut të prodhuar në tëmth. Ka aftësinë për të pastruar trupin, dhe mbështet tretjen. Ndihmon në uljen në peshë.

Veshalla një atraksion turistik për turistët nga jashtë

Organizata “Renesana” zbaton projektin “Mbrojtja e ambientit jetësor dhe promovimi i turizmit malor”, i mbështetur financiarisht nga CNVP dhe PONT, e gjitha në funksion të promovimit të turizmit malor dhe zhvillimit të ekonomisë lokalei. Një destinacion i radhës ishte fshati malor Veshallë.

Veshalla ndodhet në një lartësi prej 1256 metrash. Veshalla shtrihet në Malet e Sharrit, rreth 20 km në veriperëndim të qytetit të Tetovës. Fshati është vetëm 4 km larg nga kufiri me Kosoven. Në afërsi të fshatit Veshall (perëndim) gjendet fshati Bozofcë,kufizohet me fushat e fshatrave të Lisecit,Shipkovicen dhe Brodecin(në lindje), dhe në veri me Kosovën.

Maja e zezë

Maja e Zezë është pjesë e Maleve të Sharrit dhe është 2,585 metra e lartë. Maja e Zezë gjendet afër majes së Kobilicës që është më e vogël se Maja e Zezë. Ajo gjendet në kufirin në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

Shteg malor Bistrica

Shteg malor i pashënuar që kalon në luginën lumore të tretë nga madhësia në Malin e Sharrit, gjatë rrjedhës së lumit Bistrica. Fillon me vendin e piknikut Tri Ujëra. Ky shteg shumë, shumë i bukur kalon në kanjonin e Bistricës së Tearcës ndërmjet Çaushicas dhe Suva Dupka dhe në fund përfundon në Majën e zezë. Shtegu në pjesën e parë kalon nëpër rripin pyjor që nëpërmjet një pjesë shkëmbore del në terrene livadhesh. Kështu arrihet në vetë burimin e lumit Bistrica nga ku u ngjitët në pjesën e ashpër të malit të Sharrit. Prej këtu mund të ngjiteni në Çaushica, Cërn Vërv, dhe Bistricë.

Pika karakteristike: Tre Ujëra 1340 m mnd. – burime të Bistricës 2320 m mnd. – Bistrica 2580 m mnd. Gjatësia: 13 км.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *