LIGA E DYTË: BASHKIMI FUQISHËM RRUGËTON DREJTË REALIZIMIT TË QËLLIMEVE

SHABAN SINANI

Pesë fitore të skuadrave  vendase dhe  tre të atyre  mysafire  me  gjithsejtë  16 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve  të javës së 19-të në Ligën e dytë.. Makedonija  Gj.P  me  44 pikë kryeson para  Bashkimit që ka  42 dhe Bregallnicës me  40 pikë. Arsimi   mbetet në pozitën e katërt  36 pikë.

Bashkimi I Kumanovës   me  golat e  Habib Saitit  dhe  Filip Aleksovskit  kthehet me  tre  pike të mëdha  nga  terreni nxehtë  në Strumicë  duke e mposhtur  2-1  ekipin e Bellasicës. Me  këto tre  pike sotme  Bashkimi rrugëton fuqishëm drejtë kreut të tabelës me  42  apo  dy  më pakë Makedonija Gj.P  që ka  44 pikë.

Nga ana  tjetër  Arsimi i Çegranit në stadiumin e qytetit në Gostivar  regjistroi me vlerë dhe shumë  të rëndësishme duke mposhtur minimalisht ekipin e Pobedës me rezultat 1-0.  Autor  I golit të vetëm ishte  Albin Ramadani . Me  tre  pikët e sotme  Arsimi   ka  gjithsejtë  36  pikë  dhe  mbanë  pozicionin e katërt në renditjen e tabelës.

Sot fitore  të sigurta  kanë shënuar  edhe  Makedonija  Gj.P  kundër Novacit 4-0 dhe Bregallnica e Shtipit  kundër Vardarsit  2-0. Në ndeshjet tjera  janë regjistruar   rezultate të pritura

LIGA E DYTË, JAVA E 19-të. REZULTATET:

Arsimi  – Pobeda  1-0

Bellasica  – Bashkimi  1-2

Boreci  – Kamenica Sasa  2-1

Bregalnica  – Vardarski   2-0

Detonit Plaçkovica  – Osogova  0-1

Kozhufi  – Skopje   0-1

Makedonija  Gj.P  – Novaci   4-0

Ohri – Vardari   1-0

TABELA : 1.Makedonija .Gj.P  44 pikë, 2 Bashkimi 42, 3.Bregallnica 40, 4.Arsimi 36, 5.Sasa Kamenica 31, 6.Ohri  31, 7.Detonit Plaçkovica 29, 8.Skopje 29, 9.Kozhufi 27, 10.Bellasica 22, 11.Pobeda 21, 12.Novaci 20, 13.Varadari (N) 20, 14.Osogova 13, 15.Boreci 10, 16.Vardarski  5 pikë.

Në xhiron e  20, më 8.03.2025 (e shtunë), takohen: Bashkimi – Ohri, Skopje – Detonit Plaçkovica, Kamenica Sasa – Makedonija Gj.P, Novaci – Arsimi, Osogova – Bregallnica, Pobeda – Bellasica, Vardari (N) – Kozhufi , Vardarski – Boreci.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *