
Shaban Sinani
Ndeshja hapëse e javës së 21-të në Ligën e pare të futbollit vendor, mes Vardarit dhe ekipit Besa të Dobërdollit që u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkupi përfundoi me barazim pa gola 0-0
Kjo ndeshje e cila konsiderohej derbi i dy skuadrave që luftojnë mbijetesën nuk pati ndonjë histori të veçantë pos korrektësisë dhe disa raste nga të dyja anët por që nuk u realizuan.
Marrë nëpër gjithësi epilogu i barabartë është i realët edhe pse tri pikët do të kishin vlerën më të madhe edhe për Vardarin që ka 17 pikë edhe për Besën që ka 15-të.

Pesë takimet tjera të xhiros së 21-të luhen nesër: Shkëndija – Tikveshi, Sileksi – Struga Trim Lum, Gostivari – Rabotniçki, Shkupi – Pelisteri, Voska Sport – AP Brera