
Ferhan Hasani u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, pasi ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Nga akademia e Shkëndijës deri te momentet e lavdishme si kapiten, Hasani ka qenë një lider dhe një simbol i klubit tonë.

Ndërkohë, Besart Ibraimi u nderua për arritjen e tij të jashtëzakonshme – 150 gola me fanellën kuqezi! Si një nga sulmuesit më të mëdhenj në historinë e Shkëndijës, Ibraimi ka dhuruar momente të paharrueshme për tifozët tanë.
Në emër të klubit, Drejtori Sportiv Ardian Cuculi u dorëzoi atyre dhurata simbolike si shenjë mirënjohjeje për gjithçka që kanë dhënë për këtë fanellë.
KF Shkëndija gjithmonë do të vlerësojë dhe respektojë ata që kanë shkruar historinë e klubit!

