Skijim: Colturi klasifikohet e 7-ta në garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në Sestriere

Në pistën italiane të Sestriere, u zhvillua dje gara e sllallomit gjigand për femra, e vlefshme për Kupën e Botës në ski.

Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, e cila u klasifikua në vendin e 7-të.

Pas zbritjes së parë, Colturi dha kohën 1’07”69, ndërsa pas zbritjes së dytë ndali kronometrin në kohën 1’07”21.

Kështu, pas dy zbritjeve, ajo u rendit në vendin e shtatë me kohën e përgjithshme 2’14”90. Një tjetër paraqitje mjaft e mirë e skiatores 18-vjecare shqiptare, që pothuajse cdo garë po e mbyll në “top-10”.

Sot, Colturi do të garojë sërish në disiplinën e sllallomit gjigand në pistën italiane.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *