
7 herë kampion bote në Formula 1, i ka idetë e qarta për të ardhmen. Këtë vit ai do të debutojë me Ferrari dhe pavarësisht moshësm, tashmë 40 vjec, nuk ka ndërmend të ndalet.
“Nëse do të kem fatin të fitoj një titull tjetër, që natyrisht është objektivi ynë si ekip, nuk mendoj se do të ndalem”, u shpreh Lewis Hamilton. Ai deklaroi se problemi më i madh për të është ushqimi.
“Duhet të kem kujdes se mos shëndoshem, pasi kam ngrënë 3 pica në javë. Me këtë ritëm nuk do të hyj dot në makinë”, u shpreh piloti britanik, që kohët e fundit ndodhet në Maranello me skuadrën e tij të re.
“Ky është një ekip fitues dhe unë kam punuar me njerëz të tillë më parë. Këtu ka një pasion që nuk e kam ndjerë në asnjë vend tjetër. I kemi të gjitha mundësitë që të shpallemi kampionë bote”, tha Hamilton.