LIGA E KOMBEVE: MAQEDONIA PËSONË HUMBJE TË THELLË 0-4 NGA KOSOVA NË FUTBOLLIN E VAJZAVE

Shaban Sinani

Përfaqësuesja e Kosovën  në  futboll për vajza e ka nisur me sukses edicionin e ri në Ligën e Kombeve. Në kuadër të Grupit 6 në Ligën C,  përfaqësuesja e Kosovës  sot në  Shkup në cilësinë e mysafirit triumfoi ndaj Maqedonisë, me rezultat bindës 4:0.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Sami Sermaxhaj.

Futbollistet e  Kosovës e nisën fuqishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi që në minutën e 6-të, kur Kaltrina Biqkaj shënoi nga brendësia e zonës. Edhe pas golit, Kosova vazhdoi të dominojë dhe krijoi disa raste të mira për të shënuar , por pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale 1:0.

Në pjesën e dytë,  futbollistet e Kosovës u shfaqën edhe më superiore. Pas vetëm katër minutash lojë, Kaltrina Biqkaj realizoi golin e dytë personal dhe të ekipit me një gjuajtje nga distanca, duke e çuar rezultatin në 2:0.

Epërsia e Kosovës u thellua më tej, kur Gentiana Fetahaj shënoi në minutën e 65-të dhe vetëm dy minuta më vonë, Valentina Mehaj vulosi rezultatin përfundimtar 4:0.

Fitorja  kundër Maqedonisë  që në ndeshjen e pare të edicionit të  në Ligën e Kombeve  për  futbollin e  femrave është një sinjal i fortë për ambiciet e Kosovës për rikthim në Ligën B. Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë më 25 shkurt kundër Letonisë në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Maqedonia  në këtë  ndeshje  luajti me këtë formacion: Pançurova, Nikollovska, Kolarovska, Boseska, Markovska, Andreevska , Naceva, Roçi, Meijer, Maksuti ,

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *