Liga e dytë: Arsimi i vendosur të vazhdoj rrugëtimin e fitoreve, Bashkimi udhëton për rezultat pozitiv në Gjorçe Petrov

Shaban Sinani

Vildan Saliju: Jemi shumë të motivuar që të paraqitemi në mënyrë dinjitoze para publikut tonë, po ashtu edhe vetëbesimi i lojtarëve është i shkëlqyer sigurisht fal edhe fitores

Kampionati   2024/2025  në  futbollit vendor  vazhdon  të Ligën e dytë republikane  në futbollin vendor  vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros  së 17-të.

 Padyshim se ndeshje derbi është dueli Makedonija Gj.P – Bashkimi, ndeshje kjo e cila ka  rëndësi për të dyja ekipet meqë luftojnë kreun e tabelës dhe kualifikimin në elitën e futbollit vendor. Kumanovarët  në Gjorçe Petrov  do  udhëtojnë pa  flamur të bardh dhe  me  angazhim  maksimal  do të mundohen të nxjerrin  më të mirën  që munden.

 Skuadra e Arsimit të Çegranit  pas  fitores  shumë domethënëse kundër Bellasicës  në Strumicë javën e kaluar , të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar  janë nikoqir  të Ohrit  dhe në këtë  takim pos  fitores së sigurt çdo rezultat tjetër  do të ishte  befasi. Pë takimin kundër  Ohrit   në Gostivar  trajneri  Vildan Saliju tha  se  jemi  shumë të motivuar  pasi  është ndeshja e parë  si vendas  në  sezonin pranveror.

“Për stinorin pranveror ndeshja e nesërme është e para në shtëpi, andaj jemi shumë të motivuar që të paraqitemi në mënyrë dinjitoze para publikut tonë, po ashtu edhe vetëbesimi i lojtarëve është i shkëlqyer sigurisht fal edhe fitores së rëndësishme në ndeshjen e parë kundër një ekipi me përvojë siç është Bellasica nga qyteti i Strumicës! Ne çmojmë se nuk ka kundërshtar të lehtë në këtë garë, andaj do futemi në ndeshje për të dhënë maksimumin që tre pikët e kësaj përballje do ngelin në konton tonë, sigurisht ekipi i Ohrit meriton respekt, por fitorja për ne është imperativ!”  deklaroi  trajneri Vildan Saliju

Të  gjitha  ndeshjet e  javës së 17-të luhen  të shtunën me fillim në ora 14:00, takohen: Arsimi – Ohri, Bellasica – Vardari, Boreci – Pobeda, Bregallnica – Novaci, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa, Skopje – Osogova, Kozhufi –Vardarski dhe Makedonija Gj.P – Bashkimi

Tabela:1. Makedonija Gj.P  41 pikë,  2. Bregallnica 34,  3.Bashkimi 33,  4.Arsimi 32, 5.Detonit Plaçkovica 26, 6.Skopje 25, 7.Kamenica Sasa 25, 8.Ohri 24, 9.Kozhufi 23, 10.Novaci 19, 11.Bellasica 19, 12.Vardari (Neg) 17, 13. Pobeda 15, 14.Osogova  8, 15.Boreci 6, 16.Vardarski 5 pikë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *