
Kampionati republikan në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon këtë fund javë me ndeshjet e xhiros së 20-të. Sipari i kësaj jave hapet me një ndeshjen shumë të rëndësishme Struga Trim Lum që pretendon të mbron titullin kampion të fituar nga kampionati i kaluar do të përballet me Vardarin që pretendon të ruaj statusin e Ligës së pare. Në hapjen e sezonit dy ekipet Struga Trim Lum n humbi nga Gostivari në transfertë, ndërsa Vardari para publikut vendas humbi nga Shkëndija. Ekipi që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani do të ketë mungesë të tre futbollistëve titullar shkaku si Kehinde, Jeftovski dhe Hamza shkaku i kartonëve , por ekipi ka në disponim numër të mjaftueshëm të futbollistëve për të qenë e kompletuar. Mesfushori Besmir Bojku thotë se ndeshjet me Vardarin janë të vështira por ne jemi vendas dhe pikët të mbeten ne Strugë
“Sigurisht se na prêt një ndeshje e vështirë kundër Vardarit. Kundër Vardarit gjithmonë janë ndeshjet e vështira, por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë që t’ia nisim me fitore që të kapim një seri pozitive” tha futbollisti Besmir Bojku

Nga kryesia e klubit bëjnë me dije parat që do të fitohen nga shitja e biletave do të përfundojnë në fondet e Shoqatës Bamirëse “Bamirësit Strugan”. Andaj apelohet që numri i tifozëve të jetë me numër sa më të madh. Ndeshja Struga Trim Lum – Vardari , luhet nesër me fillim në ora 14:00, ndërsa pesë takimet tjera luhen të dielën në të njëjtën kohë. Takohen: Tikveshi – Pelisteri, AP Brera – Shkupi, Rabotniçki – Voska Sport, Besa e Dobërdollit – Gostivari dhe Shkëndija – Sileks
i