
Shaban Sinani
Me ndeshjet e xhiros së 19-të që do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 14:00, zyrtarisht nis pjesa pranverore e kampionatit 2024/2025 në elitën e futbollit vendor. Dy ndeshjet kryesore të kësaj jave janë Vardari-Shkëndija dhe Gostivari Struga Trim Lum.
Stadiumi kombëtar arena ‘’Todor Proeski‘’ të dielën është nikoqire e derbit të dy skuadrave me traditë dhe suksese më të mëdha në futbollin vendor. Edhe pse aktualisht skuadra e Vardarit mbanë pozitën e para fundit në renditjen tabelore kundrejt ekipit tetovar që është në krye të tabelës së bashku me Sileksin dhe Rabotniçkin megjithatë atmosfera që pritet të krijohet në tribunat e stadiumit nga tifozët vendas premton një ndeshje të zjarrtë duke u bazuar në ndeshjet e kaluara mes këtyre ekipeve. Trajneri Jeton Beqiri duke u bazuar në përgatitjet në të gjitha fazat tha se ekipi është maksimalisht përgatitur për një fillim të mbarë.
‘’Është një derbi i cili sjellë motivim të veçantë si për futbollistët si për të gjithë njerëzit në klub, unë jam shumë i sigurt se ekipi do bëjë maksimumin, jam i sigurt se futbollistët janë të motivuar dhe do e japin maksimumin dhe shpresoj që do të dalim me rezultat pozitiv dhe të nisim kampionatin me këmbë të mbarë pavarësisht se si derbi, pavarësisht pozicionin në tabelë ekipin që ka krijuar Vardari për shkak se kanë ndryshuar shumë në këtë fazë përgatitore. Është një e panjohur e vogël për ne pavarësisht se i kemi ndjekur në dy tre ndeshje. Besoj që do jetë një ndeshje e bukur ku synimi im kryesor është që të dominojmë ndeshjen, synimi kryesor është që të jemi shumë agresiv dhe ofenziv sa i përket lojës dhe besoj se në fund edhe rezultati do na përgjigjet me lojën e bërë’’ deklaroi Jeton Beqiri trajner i KF Shkëndija.
Një ndeshje tjetër derbi do të zhvillohet në Maxhari, ku Gostivari që ka pretendime për të fituar titullin kampion do të përballet me Struga Trim Lum. Mbrojtësi Mevlan Murati në pritje të kësaj ndeshje tha se me prurjet cilësore dhe përgatitjet e nivelit të lartë do ju bënë ballë të gjitha sfidave për realizimin e qëllimit
“Kemi kryer një faze shumë cilësore përgatitore, jemi përgatitur maksimalisht për këtë pjesë të kampionatit ku e dimë se tani çdo ndeshje do jetë e vështirë sepse I kemi edhe 15 ndeshje dhe çdo ndeshje është finale për ne. Pretendimet tona dihen se shkojmë për titullin kampion dhe me disa përforcime që kemi marr në këtë afat kalimtar besoj se jemi përforcuar maksimalisht mire dhe ta fillojmë sezonin sa më mire që të jemi në garë deri në fund.” deklaroi Mevlan Murati futbollist i Gostivarit
Nga ana tjetër edhe kampioni në fuqi Struga Trim Lum ka llogarit e veta, Kështu që trajneri Qatip Osmani para kësaj ndeshje tha se objektivat e klubit dihen ashtu që me plot bindje në Shkup udhëtojnë për rezultat pozitiv.
“Objektivat e klubit dihen ashtu që të gatshëm e presim lojën me Gostivarin. Ekipi është i gatshëm për derbin me Gostivarin, ne disa loja i kemi pa, loja miqësore që imka luajtur ekipi Gostivarit. Bëhet fjalë për ekip tumirë, ekip kualitative e cila njësoj si na pretendon për kreun e tabelës. Megjithatë nuk merremi shumë me ekipin kundërshtarë sepse duhet ta shikojmë lojën tonë dhe paraqitjen tonë në këtë kampionat. Loja e parë është me Gostivarin ashtu që presim sigurisht një rezultat pozitiv. Atmosfera në ekip është e mirë mendoj se e kemi fut edhe at frymën fituese e cila na mungonte në kampionatin e kaluar. Ashtu që me plot bindje shkojmë në Shkup për një rezultat pozitiv, deklaroi Qatip Osmani trajner i KF Struga Trim Lum
Në javën e 19-të, takohen: Gostivari – Struga Trim Lum, Vardari – hkëndija, Voska Sport – Besa e Dobërdollit, Shkupi – Rabotniçki, Pelisteri – AP Brera dhe Sileksi – Tikveshi. Të gjitha ndeshjet luhen nesër me fillim në ora 14:00