
Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me në krye Masar Omeragiq kryetar dhe u.d Sekretari i Përgjithshëm Drilon Ganiu, me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Nyon dhe ka biseduar me kreun e Organizatës Evropiane të Futbollit dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt të udhëhequr nga Zoran Lakoviq, drejtor i Asociacioneve Nacionale .

Kryetari i FFM-së, Omeragiq, e njoftoi presidentin Ceferin për qëllimet kyçe të organizatës sonë në periudhën e ardhshme, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me investimet e përbashkëta në infrastrukturë, reformat në futbollin maqedonas dhe ndërtimin, dhe rikonstruimin e fushave të futbollit në vendin tonë.
“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për këtë mënyrë konstruktive të komunikimit me njerëzit kryesorë të futbollit evropian. Patëm një takim të mrekullueshëm dhe një pritje të ngrohtë nga kreu i futbollit evropian dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Zoran Lakoviq.
Ne ndamë shumë informacione të dobishme dhe të vlefshme për gjendjen e futbollit tonë dhe diskutuam hapur tema kryesore, gjë që tregon se Presidenti Ceferin dhe udhëheqja e UEFA-s vlerësojnë opinionet e të gjitha vendeve anëtare.
Ekziston respekt dhe dëshirë e madhe për të gjetur zgjidhjet më të mira për disa sfida me të cilat përballemi, për të vazhduar zhvillimin e futbollit në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo i referohet kryesisht fondeve të investimeve të UEFA-s dhe reformave në futbollin tonë që po na vijnë. “Ne duhet të veprojmë menjëherë për të shmangur gjërat e padëshiruara dhe për të hyrë në një trend pozitiv dhe suksese të reja”,ka deklaruar Masar Omeragiq kryetar i FFM
