BERAT IMERI KANDIDATË PËR NDIHMËS SELEKSIONUES I U-21?

Shaban Sinani

Federata e futbollit të Maqedonisë, që drejtohet nga kryetari Masar  Omeragiç,  në  koordinim  me  drejtorin sportiv të reprezentacionit Goran Pandev  dhe  drejtorin  teknik Gjeorgji Hristov në mbledhjen e 17 janarit të Këshillit drejtues  ka emëruar  seleksionues në të gjitha kategoritë e reja . Kështu që   edhe më parë si seleksionues i U-21  ishte emëruar Goran Staniq, por pa e kompletuar stafin e tij me ndihmësit  e vet.  Edhe  pse  ditëve  të fundit   përfolshin  disa kandidat të mundshëm për  postin e ndihmës seleksionuesit në kategorinë U-21,  jo  zyrtarisht  mësohet  se  kandidat më serioz është trajneri  ambicioz nga  Tetova, Berat Imeri, i cili ka  qenë  trajner i kategorive të reja në ekipin e Renovës dhe Shkëndijës, , trajner  kryesor në KF Korabi i Dibrës dhe Voska  Sport  ku arriti kualifikim  nga  Liga e dytë në  elitën e futbollit vendor , ndërsa një kohë të shkurt ishte  edhe  trajner i parë në KF Besa të Dobërdollit.

Berat Imeri edhe si futbollist ka  një karrierë të shkëlqyeshme duke filluar  nga  Shkëndija  e sidomos te Drita e Bogovinës ku u  kualifikuan në Ligën e parë. Besojmë fortë se  Berat Imeri si një profesionist  i dalluar i futbollit do të japi edhe  më të mirën e tij si ndihmës seleksionues i Goran Staniqit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *