Tri dekada jetë me sportin e për Sportin, gazetari Shaban Sinani

Shkruan: Sadije Aliti

Është promovuar libri “Tri dekada jete me sportin”i autorit Shaban Sinani, në praninë e një numri të madh të pjesëmarrësve,mysafirë nga Kosova e Shqipëria,miq e bashkëpunëtorë të autorit. Është një arritje e sportit shqiptar, libri monografi që mban një ditar të kujtesës të pagëzuar “Tri dekada jete me sportin” arritje e rezultate të shënuara në tri dekada të jetë në aktivitete sportive të gazetarit të sportit Shaban Sinani. Promovimi u bë në ambientet e restorantin Floar në Bogovinë, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Bogovinës z. Besnik Emshiu.

“Shaban Sinani, duke qenë një ndjekës i pasionuar i ngjarjeve sportive, ai shquhet edhe si një promovues i emrave të sportistëve të cilët më vonë do të bëhen talent të dalluar në fushat e ndryshme, qoftë në futboll, basketboll, atletikë, si dhe  sportet marciale. Para se të afirmoheshin, ata sportistë fillimisht gjenin vend në shkrimet dhe në intervistat e Shabanit dhe prej aty fillonte edhe inkurajimi më serioz që ata të merren më seriozisht me sport”-theksoi mes tjerash Sefer Tahiri për librin në fjalë.

Fjalë rasti mbajti edhe Kryetari i Komunës së Bogovinës Besnik Emshiu, i cili shprehi një faleminderim të veçantë për angazhimin dhe kontributin e Shaban Sinanit në sport e më gjerë. Nga Tirana me miqtë e autorit kishte ardhur edhe Dëfrim Methasani, gazetar sporti në RTSH, i cili i solli edhe një dhuratë speciale, një trofe enkas për promovimin, dhe rikujtoi momentet e njohjes në shumë aktivitete sportive si gazetarë sportiv, e bashkë organizatorë të shumë veprimtarive sportive, duke bashkuar trojet shqiptare.

Nga kryeqendra shqiptare Tirana,në kryeqendrën tjetër po ashtu shqiptare, nga Prishtina kishte ardhur Edmond Thaçi kryetar i Shoqatës së gazetarëve Sportiv të Kosovës, prezantoi me disa fjalë bashkëpunimin dhe sukseset e arritura me gazetarin Sinani.

“Shaban Sinani është udhëtar i palodhshëm sportiv ndër vite për artikulimin e sukseseve sportive, gazetari që me përkushtimin e tij të pakursyer ka bërë të mundur që arritjet e sportistëve të mbërinë te publiku i gjerë. Me një laps e fotoaparat në dorë që gjurmonte të vërtetën dhe një mikrofon që kapte esencën e çastit, ai ka arritur të bëjë më shumë se thjesht raportim, ai ka krijuar një lidhje të thellë mes sportistëve dhe publikut”-theksoi recensentja Aliti.

Rreth veprës së Shaban Sinani, fjalë rastri mbajtën edhe: Mevaip Abdiu, pronar i TV Koha, Arben Halili ish-drejtor TV Klan Maqedoni, Idriz Gashi, ish-gjyqtar i futbollit në Shqipëri, Mahir Thaçi, gazetar në Alsat, Denis Shabani, gazetar TVM, QenanAliu, analist politik. Promovimin e moderoi Merita Isaki.

“Të jesh gazetar sporti, do të thotë çdo ditë të jesh në brendi të aktiviteteve sportive dhe të sjellësh rezultat e fryte. Fatmirësisht unë kam pasur fatin të jem pjesë e gazetarisë së sportit dhe shumë mirë e di se çdo të thotë që të jesh gjithmonë në fushën dhe botën e sportit”-u shprehet mes tjerash autori.

Shaban Sinani u përpoq të sjellë në pah arritjet e artistëve, shkrimtarëve, dhe figurave të tjera të shquara shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës shqipe. Në sport, Sinani kontribuoi duke promovuar arritjet e sportistëve shqiptarë, duke i dhënë zë dhe vëmendje sukseseve të tyre.

Ai shërbente si një urë lidhëse mes sportit dhe komunitetit, një njeri që ka arritur të tregojë me entuziazëm dhe objektivitet përpjekjet e sportistëve, duke përforcuar vlerat e sportit dhe përkushtimin ndaj tij. Ai ka treguar se gazetaria është më shumë se një profesion, është një pasion, është një mision, është një rrugëtim që frymëzon dhe bashkon njerëz.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *