Futbollisti  Vlatko Stojanovski bëhet  pjesë e KF Besa të Dobërdollit

Shaban Sinani

Isha anëtari reprezentacionit t Maqedonisë së Veriut në futboll, Vllatko Stojanovski  i  cili së fundit  ishte pjesë e ekipit Rabotniçki nga dita e sotme është pjesë e ekipit Besa  të Dobërdollit këtë e pohoi drejtori sportive  Izair Emini

Po është e saktë se  sulmuesi i njohur  Vllatko Stojanovski nga  dita e sotme  është pjesë ekipit tonë. Shpresojmë se me përvojën e tij a do ta rite konkurrencën  në ekip. Por  ky  nuk është përforcimi I fundit pasi ditëve në vijim presim edhe  dy   futbollist nga  jashtë në mesfushor i fundit  dhe një mbrojtës.  Ndryshe  ekipi vijon përgatitjet intensive  nën urdhrat e  trajnerit  Mihajllov. Të dielën me  fillim në orën 13:00 në Gostivar, Besa  do ta  zhvillon  kontrolluesen e dytë, kësaj radhe kundër ekipit Skopje  anëtare  në Ligën e dytë” tha  Izair Emini

Klubi I  futbollit Besa dhe  futbollisti I repartit të sulmit kanë arritur marrëveshje  që ai të mbrojë ngjyrat e këtij klubi  deri në përfundim të këtij kampionati. Ndryshe  Vlatko Stojanovski është një emër i njohur  i  futbollit nê rajonin e Pollogut pasi ka qenë pjesë e klubit të futbollit Renova dhe  Shkëndija , ai  gjithashtu  ka luajtur edhe në Francë, Kroaci dhe Bullgari .  Stojanovski  i është bashkangjitur  përgatitjeve  të KF Besa   dhe  mund të debutoj në formacion në miqësoren me ekipin Skopje.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *