Shaban Sinani
Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll Struga Trim Lum në kuadër të përgatitjeve të fazës kryesore sot në Antalia të Turqisë ka zhvilluar ndeshjen e pare kontrolluese në të cilën kanë barazuar pa gola 0-0, me skuadrën hungareze Debrecen që është një emër i njohur i futbollit në Hungari po jo vetëm. Në këtë ndeshje gjatë 90 minutave në lojë ka inkuadruar të gjithë futbollistët që ka në disponim, ndërsa lojtari I vetëm që ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes ka qenë Ard Kasami.
Për ekipin Struga Trim Lum ishte ndeshja e pare kontrolluese në këtë faze të përgatitjeve nga 5 aq sa janë në plan program të stafit teknik që drejtohet nga trajneri Qatip Osmani, ndërsa ndeshja e radhës do të zhvillohet pas katër ditëve me kundërshtarë ekipin polak FC Korona Kielce

