Shaban Sinani
Gjashtë fitore të kuadrave nikoqire dhe tre të atyre misafire është epilogu I ndeshjeve të xhiros së 21-të nբ Euroligën e basketbollit për meshkuj. Tabelën e kryeson Olimpiakos me 15 fitore e 6 humbje.
Skuadra greke e Olympiacos vijon të udhëheqë renditjen me 15 fitore, duke mposhtur ekipin spanjoll Baskonia në transfertë me rezultatin 102-101. Pas fitores kundër Crvena Zvezdës në Beograd me rezultat 91-96 skuadra turke e Fenerbahce, ngjitet në pozitën e dytë në renditjen tabelore , ndërsa në vendin e tretë ndodhen Monako dhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, që u mundën në ndeshjet e kësaj jave.
Ditë e mirë për ekipet spanjolle, ku Real Madrid fitoi 116-113 ndaj Maccabi, ndërsa Barcelona mposhti Panathinaikos 82-73. Rikthehet te fitoj Paris Basketboll, që mundi 88-84 turqit e Anadolu Efes.
Pas 21 ndeshjeve të zhvilluara në Euroligën e basketbollit n ë kategorinë e meshkujve kryeson janë 10- ekipe që shpresojnë kualifikim në fazën e play off kur edhe do të vendoset për titullin kampion.
Olympiakos me 25 fitore e 6 humbe , e ndjekur nga Fenerbahce që ka 13 fitore e 7 humbje (-1 lojë) , Monako 13 fitore e 8 humbje , Panathinaikos me 13 fitore e 8 humbje, Paris 12 fitore e 8 humbje (-1lojë) , Milano 12 fitore e 9 humbje, Real Madrid 12 fitore e 9 humbje, Barcelona 12 fitore e 9 humbje,
Crvena Zvezda 12 fitore e 9 humbje dhe Bayern 12 fitore e 9 humbje. Ekipet tjera do të luftojnë në fazën play out.
Xhiro e 21-të, rezultatet
Barcelona – Panathinaikos, 82-73
Villeurbanne – Partizan Beograd, 62-93
Paris Basketball – Anadolu Efes, 88-84
Armani Milano – Alba Berlin, 100-68
Baskonia– Olympiacos, 101-102
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 116-113
Zalgiris Kaunas – Virtus Bologna, 77-68
Crvena Zvezda – Fenerbahce, 91-96
Bayern Munich – Monaco, 95-94