KF BESA CAKTON DY NDESHJET E PARA KONTROLLUESE

Shaban Sinani 

Besa e  Dobërdollit përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit  nën drejtimin e  trajnerit Gorazd Mihajllov i ka filluar më 10  janar dhe  tanimë pesë ditë me radhë është  duke punuar me intensitet të shtuar në kushtet aktuale atmosferike në stadiumin me barë artificial në Gostivar. Ekipi krahas seancave stërvitore punon edhe në kompletimin e prurjeve të reja.

Kështu që deri më tani zyrtarisht ekipit janë bashkangjitur  Shefit Shefiti nga  Arsimi i Çegranit dhe japonezin Yumemi Kanda. Ndërsa  ditëve  në vijim  priten edhe  3-4 prurje tjera. Ndërkohë që  ekipi  për datë  22 dhe 26 janar ka  caktuar  ndeshje kontrolluese  me Arsimin e Çegranit dhe  Skopjen. Ekipi  nga 28 janari  do të zhvendoset në Ohër ku  gjatë 8 ditëve do ta  zhvillon fazën e  dytë ku do të zhvillon edhe  3 ndeshje miqësore. Në xhiron e parë  të  sezonit  pranveror me 16 shkurt, Besa  është mysafire  e Voska Sportit në Ohër.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *