BOJKU: DO TË JEM NË FORMËN TIME MË TË MIRË

Shaban Sinani

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum me intensitet të lartë vijon punën në fazën e pare të përgatitjeve, ndërkohë deri më tani kanë angazhuar dy  futbollist të ri ndërsa ekipit I është kthyer edhe Besmir Bojku që ishte i lënduar

Në pjesën pranverore të kampionatit  ekipi strugan krahas  prurjeve  të reja  në radhët e veta tanimë në formën e duhur do ti kthehet edhe mesfushori Besmir Bojku i cili pësoi frakturë në këmbën e djathtë në xhiron e  24-të kampionatit  të kaluar kundër Rabotniçkit në Shkup . Bojku me stërvitje të lehta nisi gjatë pjesë vjeshtore të kampionatit, ndërsa tani  është duke punuar me kapacitet të plot dhe  pritet të jetë një ndihmesë e madhe  për ekipin në sezonin pranveror. Këtë e pohoi edhe vetë futbollisti i cili shpreson se në sezonin pranverorë do të japi më të mirën nga vetja

Po sigurisht se kthehem pas një kohe relativisht të gjatë. Por kjo nuk do të thotë se nuk kam stërvit gjatë kësaj kohe. Mendoj se deri më 15 shkurt do të jem  në formën time më të mire. Sa I përket përgatitjeve çdo gjë është duke shkuar në mënyrën e duhur jemi duke stërvitur dy herë  në dit. Në fundjavë udhëtojmë për në Turqi  ku do ta zhvillojmë fazën tone kryesore ku edhe do ta arrijmë formën tone maksimale”,deklaroi futbollisti besmir Bojku.

Struga Trim Lum fazën e pare përgatitjeve  e nisi më janar, do  të zgjas deri më 17 janar, ndërsa një ditë pas do ta zhvendosen në Antalia të Turqisë për të zhvilluar fazën kryesore të përgatitjeve  ku  edhe do të zhvillojnë 5 ndeshje kontrolluese.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *