
Shaban Sinani
Kampionati i volejbollit në kategorinë e meshkujve me 1 shkurt do të vazhdon pjesën pranverore me fazën e play off-it. Ekipet kanë filluar me përgatitje për këtë fazë të kampionatit
Pjesa pranverore e kampionatit në ligën e parë të volejbollit për meshkuj, faza e play off-it fillon me 1 shkurt, ndërsa të gjashtë ekipet e kualifikuara në këtë fazë të garave kanë nisur me përgatitje për realizuar objektivat e tyre. Klubi i volejbollit Shkëndija nga 8 janari ka nisur me përgatitje dhe ato janë duke u zhvilluara sipas plan programit të hartuar nga trajneri përgjegjës Durim Luma. Ekipi kuqezi në pjesën vjeshtore realizoi pritëshmërit e veta dhe tani qëllim parësor ka të vazhdoj aty ku e la më 31 dhjetor 2024
‘’Ne pasi ia arritëm qëllimit apo cakut atë që ia parashtruam si detyrë vetes që në 2024 të kualifikohemi në play off. Ne këtë e arri9të tani do të vazhdojmë me pjesën e dytë të kampionatit. Stërvitjet vazhdojnë në mënyrë më intensive për dy javët e para ndërsa pas 15 janarit do të vazhdojmë me stërvitjet tekniko taktike pasi nuk kemi edhe shumë kohë me 1 shkurt vazhdon kampionati, me pjesën pranverore. Dhe brenda këtyre tre javëve ne duhet ti kombinojmë këto stërvitje qoftë ato fizike apo tekniko taktike dhe në fund të muajit planifikojmë të bëjmë 2 apo 3 ndeshje miqësore“. deklaroi trajneri Durim Luma
Ekipi i Shkëndijës edhe pjesën pranverore të kampionatit do ta vazhdon me forcat vetanake me të vetmin qëllim që tu jepet hapësirë më të madhe lojtarëve të ri.
“Jo ne nuk mendojmë përforcime të ekipit me një arsye të vetme që tu japim hapësirë lojtarëve tanë të ri që ato ti aktivizojmë që ti kemi të gatshëm për sezonin tjetër 2025/2026, pasi në analizat që kemi bërë ne në këtë përbërje të ekipit dhe të kundërshtarëve tanë nuk mund të renditemi më lartë se vendi i katërt. Kështu që nuk ja vlen që të bëjmë harxhime ekstra. Dhe besoj që është rruga më e mirë që lojtarëve tanë të ri në veçanti Andi Idrizi dhe Berin Osmanit t’iu japim hapësirë edhe më shumë që ato ta bëjnë këtë gjysmë sezon q[ ti kemi të gatshëm për sezonin tjetër ‘’ tha trajneri Luma
Ekipi i Shkëndijë ssezonin pranveror e nis me ndeshjen kundër Borecit.