KF SHKËNDIJA SIPAS PLANIT VAZHDON PËRGATITJET

Shaban Sinani

Shkëndija  vazhdon përgatitjet e fazës së parë të përgatitjeve  sipas  planit  të hartuar na  stafi teknik. Faza kryesore e përgatitjeve do të zhvillohet  në Antalia të Turqisë nga 25 janari

Klubi  i  futbollit  Shkëndija  tani  10  ditë me radhë është  duke  e zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve duke u fokusuar në përgatitjet fizike dhe tekniko-taktike krejt në bazë të plan programit të hartuar nga trajneri përgjegjës Jeton Beqiri. Për  punën e deri tanishme trajneri Beqiri para mikrofonit të televizionit Koha, u shprehë i kënaqur me punën dhe angazhimin e  lojtarëve që ka në disponim, ndërsa ditëve në vijim pritet edhe  rritja e intensitetit të  punës

‘’jam i kënaqur me punën që bëjnë futbollistët. Ne filluam herët, filluam më 2 janar. Jam i kënaqur edhe me kushtet atmosferike të  cilat në këto momente na mundësojnë që këto 10 ditët e para ti kalojmë në mënyrë më të mirë të mundshme dhe futbollistët të cilët kanë nis që nga  dita e parë japin maksimumin në stërvitje dhe në këtë aspekt jam i kënaqur‘’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri

Sa  i përket prurjeve të reja deri më tani në ekip ka ardhur portieri Riste Jankov  por gjithsesi se  ditëve  në vijim priten edhe  afrime  tjera

’Normalisht ne  jemi në bisedime me  kryesinë e klubit sa i përket  përforcimit  të  skuadrës gjegjësisht plotësimin  skuadrës me  futbollist cilësorë, kryesisht  zëvendësimin e  futbollistëve që janë larguar. Normalisht afati kalimtar i janarit është më i komplikuar, futbollistët cilësorë zakonisht janë me kontrata. Ne bëjmë maksimumin që të sigurojmë futbollist i cili ekskluzivisht do të na ngrenë kualitetin e skuadrës  për shkak  se nuk kemi në plan të sjellim futbollistë  vetëm për të plotësuar numrin për shkak se në at aspekt jemi shumë mirë ‘’ tha trajneri Beqiri

Ekipi  krahas seancave  të rregullta stërvitore  në fazën e parë ka para  pa edhe  dy ndeshje kontrolluese më 17 dhe 22 janar, ndërsa nga data 25 janari ekipi do të zhvendoset në Antalia ku do ta zhvillon fazën kryesore  të përgatitjeve  përfshirë këtu edhe  katër ndeshje kontrolluese .

’Patjetër ne sot  kishim ndeshjen e parë kontrolluese mes veti ashtu sipas planit, kurse më 17 janar do të luajmë kundër Bellasicës, me 22 do të luajmë kundër Tikveshit. Me qëllim zgjodhëm at pjesë të Maqedonisë për shkak  të kushteve  atmosferike, nëse e dimë se këtu  ka mundësi që edhe  reshjet e borës të na prishin planin e ndeshjeve  miqësore siç ishte edhe në vitin e kaluar, kështu që ne  këtë vit vendosëm  që të luajmë me skuadra  të asaj pjese për shkak se është e rëndësishme mos të humbim as një ndeshje në këtë fazë që gjendemi. Kurse  sa i përket fazës tjetër në Antalia të Turqisë ne kemi  katër ndeshje miqësore të fiksuara  dhe  besoj  që do të jenë të mjaftueshme që ekipi të merë pamjen dhe të kapë  formën e duhur  ‘’ tha  trajneri kuqezi Jeton Beqiri

Pjesa pranverore e kampionatit  fillon më 16  shkurt, ndërsa ekipi kuqezi është mysafire e Vardarit në Shkup

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *