KF BESA NISI PËRGATITJET PËR PJESËN PRANVERORE TË KAMPIONATIT

Shaban Sinani

Skuadra  nga  Dobërdolli  KF Besa  nga dita e sotme  nisi përgatitjet e fazës së parë për  sezonin pranveror. Ekipi deri më 15  shkurt  krahas  seancave  intensive stërvitore dje  të zhvillon edhe  4-5  ndeshje kontrolluese.

Klubi i futbollit  Besa e Dobërdollit  me  staf  të ri  teknik  dhe  me disa  përforcime   sot nisi  mbushjen e akumulatorëve për pjesë pranverore të kampionatit. Ekipi  në  sezonin e ri do të drejtohet  nga trajneri Gorazd Mihajllov  i  cili këtë sfidë e ka pranuar duke besuar në  cilësinë  dhe organizimin e ekipit. nga  dita e sotme e deri më 16  shkurt  kur fillon  sezoni pranveror do të  përgatitet me një qëllim të vetëm për  të mbijetuar. Trajneri  Mihajllov  në prononcimin e parë të tij  si  trajner i Klubit të futbollit Besa  tha se  në princip  nuk premton asnjë pos punës intensive

 ‘’Po mirë unë në princip në premtoj asgjë , por premtoj vetëm punë. Sfida si sfidë  është pjesë e jetës dhe  pa  sfida  jeta  nuk është interesante. Kam punuar në shumë klube  të Maqedonisë  kam  fituar  tituj , jam gjend edhe në situatë të ngjashme siç është tani Besa. Në bisedë me  pronarët Tahiri u morëm veshtë që në interes të përbashkët që Besa edhe në kampionatin e ardhshëm  të mbete  pjesë e Ligës së parë të Maqedonisë’’  deklaroi  trajneri i ri Gorayd Mihajllov

Trajner i Mihajllov  u  shprehë  i kënaqur  se  në ekip  kanë mbetur futbollistë kryesor të  cilët kanë përvojë të madhe  në  futbollin vendor  edhe  pse  shpreson të  që të sjellin edhe  disa  freskime në skuadër

 ‘’Po mirë kuadri i lojtarëve është i njohur, lojtarët  kryesor të ekipit kanë  mbetur bëhet fjalë për  lojtarë me përvojë që në të kaluarën kanë  fituar tituj me  Shkëndijën, Strugën  dhe  ekipe tjera. Bëhet fjalë për  një ekip me përvojë normalisht që  do ti plotësojmë edhe me 4-5 lojtarë të cilët me të vërtet  do të  kontribuojnë  në qëllimin që Besa edhe në kampionatin e ardhshëm  të garon n[ë Ligën e parë të Maqedonisë’’  deklaroi  trajneri Mihajllov

Kapiteni  i  ekipit Armend Alimi  gjithashtu  u shprehë optimist se  me atmosferën  pozitive  dhe  stafin e ri teknik   normalisht edhe me  pak  fat  Besa  do ti arrije të siguron mbijetesën

’Prej  sot  fillojmë  luftën kisha  thënë që na  pret. Është një garë e rëndë për neve, do të jetë një luftë e rëndë mirëpo qëllimi kryesor do të jetë mbijetesa  dhe këtë  do mundohemi me çdo kusht ta arrijmë. Kemi bërë disa  ndryshime në ekip si në  si në staf ashtu e dhe  në lojtar. Shpresoj që prurjet e reja do na sjellin pozitivistet dhe  kualitet’’ deklaroi kapiteni Armend Alimi.

Gjatë  fazave  përgatitore  ekipi  krahas  seancave  intensive përgatitore  do të  zhvillon  edhe  4 deri më 5 ndeshje kontrolluese, ndërsa  fazën kryesore  të përgatitjeve  sipas  të  gjitha  gjasave  do të zhvillohet  në ndonjë qendër të njohur sportive.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *