Shaban Sinani
Klubi i futbollit Besa nga dita e sotme zyrtarisht kanë shef të ri të stafit teknik e ai është emir i njohur në futbollin e vendit Gorazd Mihajllov, i cili vinë pasi që Boban Babunski nuk e mbajti fjalën që e kishte arritur me drejtuesit e klubit para festave të Vitit të Ri. Lajmin për angazhimin e Gorazd Mihajllov drejtuesit e klubit e kanë publikuar në rrjetin social fejsbuk ku thuhet:
KF Besa njofton se kemi arritur marrëveshjen me trajnerin Gorazd Mihailov, i cili do të udhëheqë ekipin si shef i stafit teknik. Pjesë e stafit të ri të trajnerëve do të jenë edhe Zlatko Ristov ndihmës trajner, Burim Sadiki video analist, Ivan Tiosavljevikj si trajnerë kondicionalë dhe trajner i portierëve Enver Ramadani. KF Besa i uron mirëseardhjen Gorazd Mihailovit dhe gjithë stafit të ri, duke ju dëshiruar suksese në klub.
Besa me përgatitje pë sezonin pranveror do të nisë të premten para dita me grumbullimin e parë që do bëhet në Gostivar.