
Shaban Sinani
Me moton “Stadiumi I Miletinës do të ndërtohet” me iniciativë e disa aktivistëve të Miletinës dje u mbajt takim me banorët e këtij vendbanimi përfshirë këtu edhe mërgimtarët të cilët veprojnë në disa vende evropiane.
Qëllimi I këtij takimi që u mbajë në hapësirat e shkollës fillore “& Marsi” ishte realizimi i projektit që tanimë ka filluar kompletimi stadiumit të fshatit sipas standardeve që kërkohet për ekipe deri në kategorinë e tretë. Iniciatori dhe kryetari i këshillit për ndërtimin e stadiumit Abeb Nuhiij para banorëve dhe mërgimtarëve të Miletinës i njoftoi me projektin për ndërtimin e stadiumit që do të kushton diku 125 mijë Euro, ku pritet edhe përkrahje nga shoqata “Albis” por edhe nga Komuna e Bërvenicës
“Unë si kryetar i këshillit iniciues për ndërtimin e stadiumit kemi marrë iniciativë duke pasur nevojë fshati për një stadium , për një infrastrukturë sportive më të mirë. Kjo iniciativë e cila normal do të përkrahet edhe nga mërgimtarët tanë të cilët asnjëherë nuk kanë munguar për iniciativat e fshatit. Posaçërisht do ti cekim edhe mërgimtarët e Zvicrës të cilët janë të organizuar, por edhe mërgimtarët nga Gjermania , Italia , Austria, pra të gjithë bashkërisht edhe na banorët e këtushëm do të arrijmë që ta ndërtojmë stadiumin .“ deklaroi Abeb Nuhiij kryetar i këshillit iniciativ
Samir Idrizi trajner i ekipit Reggina në Zvicër i cili është edhe kryetari Sportit së degës në Zvicër , tha se diaspora me shpirt e ka përkrahur idenë dhe projektin e Këshillit iniciues për ndërtimin e stadiumit dhe ate do ta ndihmojnë që të realizohet.

“Projekti shihet se do të jetë me tribunë, do të jetë me drita që të ketë standarde evropiane . Unë besoj në këtë qëllim dhe se do t’ia dalim mbarë dhe shpresoj se suksesi nuk do të mungojë” tha Samir Idrizi
Kryetar i klubit të futbollit “Rrufeja” Rijat Rexhepi publikisht falënderoi të gjithë ata të cilët përkrahin këtë nisëm duke potencuar se infrastruktura e re sportive do të t’ia kthen famën klubit të futbollit Rufeja nga Miletina
“Është qëllimi që ta përmirësojmë infrastrukturën sportive dhe në të ardhmen ishalla edhe të garojmë në ligën regjionale. Ashtu që I përshëndes të gjithë ata aktivist na përkrahin në këtë drejtim domethënë për renovimin e stadiumit tone dhe gjithë mërgimtarët të cilët na kanë përkrahur gjithmonë si për infrastrukturën sportive ashtu edhe në përkrahjen e klubit gjatë këtyre 30 vjet” deklaroi kryetari i klubit Rrufeja, Rijat Rexhepi
Këshilli iniciativë për ndërtimin e stadiumit njoftoi hollësisht banorët e këtij vendbanimi në mesin e të cilëve ishin edhe numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve dhe me këtë rast kishin përgatitur një koktej të përbashkët

