Shaban Sinani
Masar Omeragiç edhe zyrtarisht është kryetar i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi 63 delegatët e pranishëm me aklamacion përkrahën kandidatin e vetëm për këtë post në Kuvendin e Jashtëzakonshëm që u mbajë sot në hapësirat e hotel Hilton në Shkup në praninë e përfaqësuesve të FIFA-s dhe UEFA-s. Krejt kjo pasi kryetari i deritanishëm Muamed Sejdini më 17 nëntor dha dorëheqje të pa revokueshme të deritanishëm, nënkryetar i FFM-së deri në Kuvendin e rregullt zgjedhor do të jetë Marjan Stojkovski, ndërsa posti ushtrues i detyrës sekretar i përgjithshëm i është besuar Drillon Ganiut .
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur menjëherë pas p;refundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm Goran Pandev është emruar drejtor sportiv i reprezentacionit A. Ndërsa Agim Ibraimi dhe ILija Najdovski do të jenë këshilltar në kabinetin e kryetarit Omeragiç.
Pas p;refundimit të Kuvendit kryetari i ri Masar Omeragiq para mediumeve pos tjerash deklaroi
“Durim, këmbëngulje dhe shumë sakrificë. Unë jam një nga ju, një njeri i futbollit. E di si duhet të jetë dhe e di se në cilin drejtim duhet ta zhvillojmë futbollin në Maqedoni. Futbolli është punë ekipore dhe një individ nuk mund ta bëjë atë i vetëm. Ashtu si në fushë, duhet shumë vrap, shumë punë, shumë djersë për të arritur fitoren. I tillë është futbolli, në të cilin kujtohen vetëm fitoret dhe sukseset, e tillë është edhe puna e presidentit në federatë.
Së bashku do të gëzohemi për sukseset, së bashku do të pikëllohemi në disfata. Ky është një sport në të cilin nuk ka sot për nesër, ky është një sport që kërkon punë dhe një ekip shumë të mirë për të arritur qëllimin” – ishin fjalët e para të presidentit të ri, Masar Omeragiç, i cili gjithashtu foli edhe për plan programin dhe atë që mendon së shpejti ta bëjë në Federatë.