NESËR MBAHET KUVENDI I JASHTËZAKONSHËM I FFM-së

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Shaban Sinani

Nesër me  fillim në ora  11:00, në hapësirat e hotel  Hilton në Shkup do të mbahet  Kuvendi i jashtëzakonshëm  i Federatës së Futbollit të Maqedonisë  ku  pritet të  zgjidhet  presidenti i  ri .

Kandidat i vetëm për postin  kryetar i FFM-së është Masar Omeragiq i propozuar  nga Lidhja Futbollistike Komunale e Sveti Nikollës dhe i përkrahur  edhe nga  ana e  disa  Lidhje tjera futbollistike  të tjera .  

Kuvendi i jashtëzakonshëm  i FFM-së  u caktua pasi kryetari aktual Muamed Sejdini më 17 nëntor dha dorëheqje të parevokueshme nga posti kryetar i Federatës së Futbollit, dorëheqje e cila pritet  të miratohet zyrtarisht në Kuvendin e nesërm nga ana e delegatëve të pranishëm.   Ndryshe  Muamed  Sejdini  nga  viti  2013  deri në  vitin 2018 ishte nënkryetar   i FFM-së, ndërsa  pas  dorëheqjes së Ilço Gjorgjieski ai fillimisht u caktua ushtrues i detyrë, s ndërsa më pas Kuvendi i  zgjodhi  unanimisht president  të  FFM-s, mandati  i të cilit skadonte në mars të vitit 2025. Sejdini  do të mbahet  mend  si kryetar më i suksesshëm në historinë e futbollit të Maqedonisë pas  pavarësisë.

Masar Omeragiq do të jetë kryetari  shtatë me radhë nga  pavarësia e Maqedonisë  pas  Alexo Kiprovski, Lubisav Ivanov – Xingo, Lambe Arnaudov , Haralampie Haxhi-Risteski , Ilço Gjorgjioski dhe  Muamed Sejdini por  ajo  që  duhet potencuar  se  të  gjithë kryetarët deri më tani janë ndërruar  para  përfundimit të mandatit të rregullt dhe me  skenar të njëjtë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *