NBA: Oklahoma kryeson në Perëndim, Cleveland në Lindje

Tre ndeshje të luajtura sot në NBA dhe në fushë kanë zbritur ekipet që kryesojnë renditjen në Konferencat përkatëse. Vendasit ishin më të mire në dy  takime, ndërsa  një fitore I takoi  ekipit mysafirë.

Në Lindje, Cleveland fitoi 124-101 ndaj Milwaukee, dy skuadra që pretendojnë për titullin.

Skuadra e Cavaliers e dominoi ndeshjen, ku të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë. 

Donovan Mitchell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Cleveland, ndërsa për Bucks u dallua Antetokounmpo me 33 pikë e 14 rebound, por që mbetën për statistikë.

Në Perëndim kryeson Oklahoma, që fitoi 104-97 ndaj Miami jashtë fushe. Jalen Williams me 33 pikë dhe Alexander Shai me 25 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi 108-98 Charlotte, sfida pa shumë histori. Protagonist për vendasit ishte Joel Embiid, autor i 34 pikëve.

Rezultatet e sotme

Philadelphia – Charlotte, 108-98

Cleveland – Milwaukee, 124-101

Miami – Oklahoma, 97-104

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *