Shaban Sinani
Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit vetë një javë pas përfundimit të pjesës vjeshtore të kampionatit në Ligën e pare, duke u bazuar në rezultate e jo të mira në 18 xhirove e sezonit vjeshtor, pa humbur kohë ka filluar me konsolidimin e radhëve të veta, kështu që ndryshimet I nisi nga stafi Teknik. Trajneri ri përgjegjës në ekipin Besa të Dobërdollit do të jetë Boban Babuiski I cili ka punuar si trajner punuar si trajner në ekipin e Vardarit, Rabotniçkit Pelisterit dhe si ndihmës trajner te FC Shkupi, ndërsa ka qenë edhe seleksionues i reprezentacionit U-21.
Në faqen zyrtare të e KF Besa Dobërdoll, në fejsbuk shkruan ;
“𝐁𝐨𝐛𝐚𝐧 𝐁𝐚𝐛𝐮𝐧𝐬𝐤𝐢 merr drejtimin e skuadrës si trajner i ri”
Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin e njohur Boban Babunski. Besojmë se ai do të sjellë një frymë pozitive dhe energji të re në ekipin tonë, duke na ndihmuar në arritjen e qëllimeve për sezonin e ri.
KF Besa i uron mirëseardhje dhe suksese trajnerit Babunski në klubin tonë!
Nga burime të afërta me ekipin nga Dobërdollit thuhet se përgatitjet për pjesën pranverore do të fillojnë në javën e parë janarit, ndërsa deri atëherë trajneri i ri do të prezanton plan programin e punës para kryesisë së klubit, normalisht edhe do të mësohen lëvizjet që mund të ndodhin qoftë angazhimin e lojtarëve të ri qoftë edhe me ata të cilë mund të largohen nga ekipi.