VOLEJBOLL: STRUMICA E PARA PA ASNJË HUMBJE, SHKËNDIJA E  , UNIVERSITETI I TETOVËS SIGURUAN PLAY OFF-IN

Shaban Sinani

Me kompletimin e rezultateve  të javës së  13-të në Ligën e pare volejbollit në kategorinë e meshkujve  edhe  zyrtarisht  përfundoi  pjesa  vjeshtore e kampionatit  ku  skuadra  dominuese edhe kësaj radhe  ishte  klubi I volejbollit  Strumica   me  36  pikë  aspo më mite thënë12 ndeshje 12  fitore,  para  ekipit të UGD Shtipi  që ka tre  pike më pakë. Çka të thuhet  për ekipet  tetovare. Shkëndija  pësoi  disfatë nga  UGD Shtipi me  rezultatin maksimal 0-3 në sete 15-25, 10-25 dhe 9-25. Pra  skuadra  vendase   në asnjë mënyrë nuk mundi ti bënë ballë ekipit  mysafirë.

 Universiteti i Tetovë ishte në element në përballjen me  Vardarin e Shkupi  që e mundi  me  rezultatin maksimal 3-0 në sete 5-8, 25-18 dhe 25-13. Pra  skuadra  studentore  gjysmë sezonin e  pare përfundoi në pozitën e pestë  dhe  do të garon në play off .

Fitore  në xhiron e 13-të ka  shënuar edhe  Liria e Zherovjanit  që mundi  Janta Volejn 3-0 në sete 25-18, 25-16 dhe 25-16.  Në pjesën pranverore Liria do të garon në Play out me ekipet e nga pozita e shtatë deri në at të 13-të

Rezultatet e xhiros së 13-të:

Maqedonia Xhio – Boreci  1-3

Susheva – Vesna Probishtipi 3-1

Shkëndija – UGD Shtipi 0-3

Universiteti I Tetovës – Vardari  3-0

Liria – Janta Volej   3-0

Rabotniçki – Strumica  1-3

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *