Shaban Sinani
Ndeshjet e të martës në Ligën e Kampioneve kanë sjellë 3 fitore për ekipet vendase 1 barazim dhe 5 fitore të ekipeve mysafire ku u regjistruan 25 gola .
Liverpuli me 18 pikë të fituara në 6 ndeshje, është bërë skuadra e parë që siguron matematikisht kalimin në turrin tjetër dhe me shumë mundësi, ka siguruar edhe praninë mes 8 ekipeve më të mira. Pas Liverpulit me nga 13 pikë pasojnë Bayer Leverkusen, Aston Vila, Milano, Interi dhe Brest. Pra befasi janë ekipet Aston Vila dhe Brest që presin vetëm konfirmimin matematikor të kualifikimit me gjasa edhe të mbeten në këtë grup të ekipeve
Ndërsa, në anën tjetër të tabelës është Lajpcigu, i cili pritej të ishte pjesëmarrës në fazën me eliminim direkt, por pas 6 humbjesh në po aq ndeshje të luajtura, bëhet skuadra e parë që nuk ka matematikisht shanse për të vazhduar më tej.
Sonte në program 9-të takimet tjera të xhiros së 6-të
Atalanta – Real Madrid 2-3
Bayer Leverkusen – Inter 1-0
Brest – PSV 1-0
Club Brugge – Sporting 2-1
RB Leipzig –Aston Villa 2-3
Salzburg – PSG 0-3
Shakhtar – Bayern 1-5
Dinamo – Celtic 0-0
Girona – Liverpool 0-1
TABELA
Sonte takohen
18:45
Atletico Madrid – Slovan Bratislava
Lille – Sturm Graz
21:00
AC Milan – Crvena zvezda
Arsenal – Monaco
Benfica – Bologna
Borussia Dortmund – Barcelona
Feyenoord – Sparta Prag
Juventus – Manchester City
Stuttgart – Young Boys