Shaban Sinani
Në hapësirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Shorti deshi që në këtë fazë të sjellë përballë një finale para finales pasi do të përballen Struga Trim Lum dhe Gostivari. Kampioni I sezonit vjeshtor do të përballet me Vardarin, ndërsa Shkëndija e Tetovës do të luajë në transfertë me Detonit Plaçkovica, AP Brera në Strumicë do të takohet me Arsimin e Çegranit.
Ndeshjet çerekfinale do të luhen me 26 shkurt 2025 me fillim në ora 14:00.
¼ e finales, takohen
Struga Trim Lum – Gostivari
Detonit Plaçkovica – Shkëndija
AP Brera – Arsimi
Vardari – Sileksi