LIGA E PARË: SILEKSI KAMPION VJESHTOR ME 37 PIKË AQ SA KANË EDHE SHKËNDIJA DHE RABOTNIÇKI

Shaban Sinani

Me ndeshjet xhiros së 18-të të zhvilluara mesditën e sotme është mbyllur pjesa vjeshtore e kampionatitb 2024/2025  në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.  Katër  fitore të vendasve, 1 barazim dhe një fitore e mysafirëve  me 10 gola të shënuar  dhe 3 kartonë të kuq  është epilogu i ndeshjeve  të funtit të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit. Kampion vjeshte  fal gola-verazhit më të mirë është Sileski me 37 pikë aq sa kanë edhe Shkëndija  dhe Rabotniçki. Besa  e Dobërdollit në krizë të thellë sa i përket rezultateve.

Shkëndija  me  barazimin në stadiumin e qytetit në Tetovë pa përkrahjen e tifozëve,  barazoi pa gola me Gostivarin me çka i mundësoi Sileksit të merr epitetin kampion vjeshte fal  golaverazhit më të mire. Me  lojën që treguan  dy skuadrat  pretendente për titull kampion  epilogu I barabartë është më se freal.

Kampioni në fuqi Struga Trim Lum  shënoi fitore  të vështirë kundë  fqinjëve  Voska Sport 2-1. Autor i dy golave per vendasit ishte Melevski ndërsa Osei shënoi për Voska Sport. Struga Trim Lum  me  32  mbanë pozityën e pestë, ndërsa  Voska Sport  me 12 pikë renditet e fundit.

Besa e Dobërdollit  serish zhgënjen në cilësinë e vendasit  pasi  pësoi 0-1 nga  Shkupi  falë golit të Dienes. Me këtë disfatë të katërt radhazi Besa e Dobërdollit  përfundimisht   ishte në kizën e rezultateve  dhe  pushimi dimërorë  do të jetë I mirëseardhur  për konsulidimin e radhëve të saj.

 Sileksi me  golin e  Efremov  mundi Vardariin me çka siguroi  epitetin kampion vjeshte. Rabotniçki   fal lojës së shkëlqyeshme të Atdhe Mazarit I cili shënoi 2 gola  mundi Pelisterin 3-0. Fitore  të sigurt ka shënuar edhe  Tikveshi  kundër  AP brera 2-0, por  në kë ndeshje referi  ndeshkoi tre lojtar me  kartonë të kuq, dy  të ekipit vendas dhe një të atij mysafirë

Me  kompletimin e  18  xhirove  të sezonit vjeshtor kampionati elitar shkon në pauzë dimërore,  deri më 16 shkurt  kur  fillon sezni poranverore me ndeshjet e xhiros së 19-të.

Në javën e 18-të që u zhvillua sot u shënuan këto rezultate:
Shkëndija  –  Gostivari  0-0

Besa –  Shkupi   0-1

Struga Trim Lum  –  Voska 2-1

Sileksi  –  Vardari 1-0

Rabotniçki  – Pelisteri 3-0

Tikveshi  – AP Brera  2-0

TABELA  SEZONI VJESHTOR 2024/2025

1.Sileksi                    18       11       4          3          37

2.Shkëndija              18       10       7          1          37

3.Rabotniçki            18       10       7          1          37

4.Gostivari               18         9        8          1          35

5.Struga TL               18         9        5          4          32

6.Shkupi                   18         6        4          8          22

7.Pelisteri                 18         4        7          7          19

8.AP Brera                18         5        4          9          19

9. Tikveshi                18         2        8          8          14      

10.Besa                     18         3        4          11       13

11.Vardari                18         3        4          11       13

12.Voska Sport       18         2        6          10       12

Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e pare fillon me ndeshjet e javës së 19-të, më 16 shkurt, ku takohen: Gostivari – Struga Trim Lum, Pelisteri – AP Brera, Shkupi – Rabotniçki, Sileksi – Tikveshi, Vardari – Shkëndija dhe Voska Sport – Besa

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *