Shaban Sinani
Këtë fundjavë rikthehet kampionati elitar me ndeshjet e xhiros së 15-të ku do të zhvillohen disa sfida të zjarrta që do të përcaktojnë renditjen e ekipeve. Pelisteri është nikoqire e Shkëndijës, AP Brera përballet me Struga Trim Lum, ndërsa në Çair FC Shkupi takohet me Sileksin.
Ekipi Shkëndija këtë fundjavë do të udhëtojnë në Manastir për përballjen me Pelisterin, në kuadër të xhiros së 15 të sezonit vjeshtor, ndeshja në fjalë ka për synim rrugëtimin e sukseseve dhe konsolidimin në krye të tabelës. Në ekip kthehen Qaka pas pezullimit, ndërsa janë rikuepruar nga dëmtimet Besart Ibraimi, Valon Ahmedi dhe Fiton Ademi. Futbollisti i mbrojtjes Aleksandër Trumçi në pritje të kësaj sfide tha se ekipi do të jetë i kompletuar dhe presin që të bëjnë detyrat duke i fituar pikët
‘’Normalisht që atmosfera është shumë e mirë dhe baza na ka bërë mjaftë mirë për përgatitjen e lojtarëve që u kthyen nga lëndimi. Jemi përgatitur mjaft mirë psiqikisht dhe fizikisht, lojtarët janë kthyer që ishin të lënduar. Grupi është i gatshëm jemi të kompletuar të gjithë e kemi analizuar mirë kundërshtarin, na pret një transfertë e vështirë një ekip serioz por ne do të bëjmë ato detyrat tona dhe do japim maksimumin’’, tha Aleksandar Trumçi
Kampioni në fuqi Struga trim Lum udhëton në Strumicë për tu përballur me AP Brera me shpresë se do vazhdojnë rrugëtimin me fitore, Lidhur me gjendjen momentale të futbollistëve të dëmtuar, ka folur ndihmës trajneri Bashkim Livoreka.
“Sa u përket futbollistëve të lënduar, Bojku dhe Shabani dalë nga dalë kanë filluar të bashkëngjiten me grupin, por me një tempo më të vëmendshme dhe përparimi i tyre na jep shpresë për në vijim, kurse Hadisi është në post rehabilitim dhe atë e presim së shpejti të na bashkëngjitet”.
Besa e Dobërdollit pauzën dy javore e ka shfrytëzuar për përgatitje cilësore dhe eliminimin e disa gabive eventuale që do të thotë se maksimalisht të përgatitur e presin ndeshjn e nesërme me Rabotniçkin në arenën “Todor Proeski” në Shkup.
Skuadra nga Çairi FC Shkupi do të përballet me Sileksin, me shpresë se do ti japin fund rezultateve jo të mira.Voska Sport do të pret në Ohër ekipin e Vardarit, ndërsa Gostivari në Maxhari do të luaj ndaj Tikveshit. Të gjitha takimet e xhiros së 15-të do të zhvillohen nesër me fillim në ora 13:00, ndërsa dueli Pelisteri – Shkëndija, do të luhet nga ora 17:00.
Liga e parë java e 15, takohen:
Pelisteri – Shkëndija
Gostivari – Tikveshi
Voska Sport – Vardari
Shkupi – Sileksi
AP Brera – Struga Trim Lum
Rabotniçki – Besa