Shaban Sinani
Gjashtë fitore të ekipeve vendase dhe tre të ekipeve mysafire është epilogu i ndeshejve të raundit të 11-të në Euroligën e basketbollit në kategorinë e meshkujve
Fenerbahce ruan kreun e renditjes në Euroligën në basketboll për meshkuj pas ndeshjeve të raundit të 11-të. Ekipi turk fitoi me përmbysje ndaj Virtus Bologna, me rezultatin 86-82 duke korrur fitoren e nëntë sezonale
Në vendin e dytë, me nga tetë fitore janë tri skuadra: Olympiakos, Bayern Munich dhe Paris Basketboll, të tre ekipet dolën fituese në këtë xhiro. Deri më tani befasia më e madhe është skuadra debutuese Paris Basketboll.
Paraqitje të mira deri në këtë pjesë të kampionatit ka edhe skuadra gjermane Bayern i Munihut sidomos me ndeshjen e fundit kundër Barcelonës që e fitoi me rezultat të sigurt 100-78. Kujtojmë se në play off direkt kualifikohen gjashtë skuadrat e para.
Rezultatet – Raundi i 11-të
Virtus Bologna – Fenerbahce, 82-86
Anadolu Efes – Paris Basketball, 84-93
Monaco – Villeurbanne, 103-92
Crvena Zvezda – Partizan Beograd, 77-89
Olympiacos – Baskonia Gasteiz, 92-69
Armani Milano – Maccabi Tel Aviv, 98-86
Real Madrid – Alba Berlin, 98-84
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 84-77
Bayern Munich – Barcelona, 100-78