Gazetari Shaban Sinani nderohet me Çmimi “Ismet Bellova”

Shkruan Sadije Aliti

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka ndarë, çmimet vjetore për gazetarët. Në ceremoninë tradicionale, të mbajtur për këtë vit në Prishtinë, morën pjesë gazetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin edhe nga prezenca diplomatike në Kosovë, përfaqësues të odave nga hapësira shqiptare por edhe pjesëmarrës nga diaspora, të cilët diskutuan rreth sfidave të bashkëpunimit ekonomik dhe roli i mediave.

Dy çmimet e rëndësishme “Karriera” i fituan: gazetari i ndjerë nga Kosova Qani Mehmeti me motivacionin si një gazetar me kontribut të rëndësishëm në historinë e shtypit të shkruar në hapësirën shqiptare. Ndërkohë që çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive iu dha gazetarit nga Maqedonia e Veriut Shaban Sinani për kontribut të çmuar në gazetarinë sportive shqiptare në treva. Gjatë gjithë jetës profesionale ka promovuar me pasion e përkushtim zhvillimet më të rëndësishme sportive, kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe hapësirën shqiptare.

Ndjehem thellësisht i lumtur që jam pjesë e këtij organizimi të Unionit të Gazetarëve Shqiptar, për më tepër i nderuar për punën time shumëvjeçare si gazetar sporti. Është një nder që më bën të ndihem krenar me punën time profesionale, për gjithë atë reflektim në afirmimin dhe zhvillimin e sportit shqiptar. Ky nderim për më tepër i jep kuptim gjithë atij angazhimi profesional, gjithë atyre sfidave të panumërta, por edhe momenteve të krenarisë të shënuara si arritje në të gjitha fushat e sportit. Organizimet e këtilla i japin impuls punës sonë dhe kultivojnë angazhimet dhe përkujdesjen për sportin shqiptar. Faleminderit për këto momente gëzimi që mishërohen me jetën sportive shqiptare!. Shfrytëzoj rastin që sinqerisht të falënderoj  Unionin e Gazetarëve Shqiptarë dhe kryetarin Aleksandër Çipa.deklaroi gazetar Shaban  Sinani i  cili  aktualisht punon tek Televizioni Koha në Tetovë.

Gazetari Destan Jonuzi mori çmimin për raportimin më të mirë ekonomik në median e shkruar dhe online në Maqedoninë e Veriut, si dhe gazetareve Deada Hyka dhe Erblina Mile, për raportimin më të mirë ekonomik në Shqipëri. Çmimi “Reporter i Vitit” për vitin 2024 u nda për gazetarët Glidona Daci, I njëjti çmim iu nda mbi ngjarjet e kronikës në Shqipëri dhe gazetarin Freart Rista me motivacionin si gazetar i vullnetit dhe këmbënguljes profesionale. Çmimi “Vangjush Gambeta” 2024, i është dhënë gazetares Arlinda Sejda; për raportimin më të mirë ekonomik në median e shkruar dhe online në Kosovë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *