Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në cilësinë e vendasit me fillim në ora 15:00 , në stadiumin kombëtarë “Todor Proeski“ në Shkup do të përballet me reprezentacionin e Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së fundit në grupin e 4 të Ligës C në kuadër UEFA Liga e Kombeve
Reprezentacioni i Maqedonisë me fitoren në këtë ndeshje do të bëjë një hap të madh h drejt kualifikimit në Botërorin 2026. Në konferencën zyrtare me gazetarë seleksionuesi Bllagoja Milevski tha se përkundër faktit se kemi siguruar pozitën e parë duhet të japim më të mirën që mundemi pasi ekipi kundërshtarë nuk është kafshatë e lehtë
“Ishujt Faroe kanë treguar se nuk ka përfaqësuese të dobëta pasi dëshmuan se janë ekip cilësore kanë . Bëhet fjalë për një ekip të disiplinuar dhe shumë të përgatitur për gara, na pret një ndeshje më e vështir se ajo me Letoninë . Ne duam të ruajmë formën tonë dhe të përfundojmë fitimtarë. Pas Letonisë kemi lodhje, duke pasur parasysh që vrapuan shumë, ishte një ndeshje e vështirë. Një problem shtesë është fusha dhe kjo shkakton përpjekje, por mendoj se lojtarët do të japin maksimumin. Çështja e vendit të parë është zgjidhur, por synimi është të jemi edhe më konkurrues për kualifikimin në Botërorë përmes Ligës së Kombeve me 16 pikë të fituara. Do të ketë ndryshime në formacion. Nëse ishim të durueshëm me Letoninë, atëherë nesër duhet të jemi edhe më të durimshëm dhe të organizuar”, tha Milevski.
Futbollisti i repartit të sulmit Aleksandër Trajkovski në pritje të ndeshjes së nesërme tha se ndihen pak të lodhur por megjithatë do të japim më të mirën që dimë.
“Kemi lodhje pasi luajmë për çdo tre ditë , megjithatë kjo nuk do të jetë hera e parë që luajmë kështu, fokusi ynë është të japim maksimumin dhe në këtë ndeshje të fundit duam të përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”. Do ta lëmë pas lodhjen për të përfunduar me tri pikë”, tha Trajkovski.
Ndeshja Maqedoni e Veriut – Ishujt Faroe zhvillohen nesër me fillim në ora 15:00 , në arenën “Todor Proeski“ në Shkup, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi takohen Letonia – Armenia.